Lajme Zone
SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak! 10 mijë lekë gjobë
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak! 10 mijë lekë gjobë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e parashikuar për orën 15:00. Kërkesa e Këshillit për praninë e tij fizike ose përmes videokonferencës është refuzuar nga SPAK, ndërsa Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim.

Këshilli Bashkiak kishte kërkuar lejimin e pjesëmarrjes së kryebashkiakut, duke argumentuar se prania e tij ishte e nevojshme për diskutimin e çështjeve që lidhen me funksionimin e Bashkisë së Tiranës. Kërkesa iu drejtua SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe u mbështet edhe te vendimi nr. 66 i Gjykatës Kushtetuese, datë 3 nëntor 2025.

Togat e zeza i kanë gjobitur avokatët me nga 10 mijë lekë dhe i kanë pezulluar afatet e paraburgimit kryebashkiakut të Tiranës.

Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore. Sipas informacionit të bërë publik, refuzimi i pjesëmarrjes së Veliajt është bazuar në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 për të drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur.