Lajme Zone
SPAK 'përmbytet' nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK 'përmbytet' nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin!

Në përgjigjen zyrtare për mediat e huaja, SPAK nuk jep detaje. E vetmja gjë që konfirmon është se një hetim ekziston, por jo për kërkesën e shprehur në këtë çështje, është shprehur prokuroria për Fox News.

SPAK përmbytet nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin! Prokuroria e Posaçme ka mohuar se po zhvillon hetime lidhur me investimin në Zvërnec të lidhur me Jared Kushner. Në përgjigjen zyrtare për mediat e huaja, SPAK nuk jep detaje. E vetmja gjë që konfirmon është se një hetim ekziston, por jo për kërkesën e shprehur në këtë çështje, është shprehur prokuroria për Fox News. Fox News: A mund të konfirmojë SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump? LEXO EDHE:Dhëndër Kurvi SPAK: Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka filluar një hetim; megjithatë, ky hetim ka të bëjë me çështje që nuk lidhen me objektin e kërkesës suaj. Detajet e mëtejshme nuk mund të zbulohen për shkak të sekretit hetimor. Media të tjera që kanë paraqitur pyetje të ngjashme janë NYT London”, CNN London, Anadolu Agency, MSNBC, CNN, CBS News London, The Times, RAI Tre etij. Interesimi i tyre ka qenë edhe për pronësinë e Sazanit dhe qindra hektarëve për Nartën, por përgjigja e SPAK ka qenë e njëjtë: nuk ka hetim as për projekte në Sazan. Sipas SPAK, po hetohen vendime për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura dhe ligji i investimeve strategjike. P.J/Shqiptarja.com TAG: fox news resorti ne zvernec spak Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 68% Jo 26.5% Nuk e di 5.6% Vota total: 774 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?