Lajme Zone
SPAK nis hetimet për “Albanian Files”, Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”, Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj “Albanian Files”, të cilin ajo e prezantoi më 24 qershor 2026. Zhupa e kishte paralajmëruar se botimi do të shndërrohej në një dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj “Albanian Files”, të cilin ajo e prezantoi më 24 qershor 2026. Zhupa e kishte paralajmëruar se botimi do të shndërrohej në një dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën. Sipas saj, libri ekspozon 523 projekte të realizuara nga studio ndërkombëtare, përmes të cilave ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin dhe ligjet e miratuara sipas interesave të investitorëve të privilegjuar. Zhupa kërkon që hetimi të shkojë deri në fund, duke zbardhur lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore, ndërsa thekson se “Albanian Files” do ta çojë Ramën në burg, nëse hetimi bëhet real. Reagimi Ina Zhupës: Më 24 qershor 2026, kam paraqitur para shqiptarëve librin që, siç e kam thënë që në ditën e prezantimit, do të bëhej dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën. SPAK ka konfirmuar nisjen e hetimeve për librin “Albanian Files”.

Një botim që ekspozon Shqipërinë private të Edi Ramës: betonin, privilegjet dhe territoret e dhuruara. 523 projekte, të realizuara nga studio ndërkombëtare, që duhen hetuar për mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin, qepjen e ligjeve me porosi për ta dhe lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore.

Territori është trajtuar si plaçkë për t’u ndarë, ndërsa ligjet dhe institucionet janë përdorur për t’iu përshtatur interesave të investitorëve të privilegjuar sipas dëshirave të Edi Ramës.

Prova e SPAK nuk është rregjistrimi i një procedimi por t’i shkojë deri në fund. Nëse hetimi bëhet real, Albanian Files do e çoj Ramën në burg!

© BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb