Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka / Pas provave nga Austria për llogari bankare me të ardhura nga tenderët e armëve kur Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes, SPAK i ka marrë përsëri të pandehur çiftin, por prokurorët Altin Dumani e Ols Dado, që i shpëtuan një herë për tokën e Himarës, e kanë sërish dosjen e tyre. Për Xhaçkën, SPAK duhet të kërkojë leje arrestimi në Kuvend, ndërsa Gaçi duhej arrestuar e sekuestruar... Tre ditë më parë, deputetja dhe ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi, me kërkesë dhe prova nga partnerët ndërkombëtarë, janë marrë përsëri të pandehur nga SPAK, me akuzën për veprat penale "Korrupsion e pastrim parash".
Por akuzës ndaj tyre i është shtuar një material i ardhur nga Austria, për llogari bankare të krijuar në atë shtet, me të ardhura që Olta Xhaçka i ka përfituar nga korrupsioni me tenderët e armëve e trafikimi i tyre kur ishte ministre e Mbrojtjes, i përfshirë dhe bashkëshorti Artan Gaçi.
Ndoshta është rastësi, por ka indicie se është skenar i shefave të SPAK-ut, që prokurorët Altin Dumani e Ols Dado po hetojnë edhe këtë çështje të dytë penale ndaj çiftit mafioz Xhaçka-Gaçi, me qëllim për ta zvarritur e pushuar.
Çështja e parë penale ishte për 10 mijë m² tokë shteti e private, grabitur prej tyre me letra false buzë detit në Himarë, për të ndërtuar resortin me leje "Investitor Strategjik" që i dha Edi Rama.
Më 27 dhjetor 2024, prokurori Ols Dado dhe drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, vendosën të mos fillonin çështjen penale ndaj çiftit Xhaçka-Gaçi për tokën e përfituar me letra false në Himarë.
Me vendim të SPAK-ut, dyshja Dumani-Dado mashtruan duke thënë se nuk kishte prova për vepër penale, megjithëse kishte shumë prova, madje kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua nga SPAK dhe u dënua për të njëjtën vepër penale me çiftin mafioz Xhaçka-Gaçi të kryer në bashkëpunim.
Pasi e shpëtuan nga hetimi i parë, tani janë përsëri prokurorët Altin Dumani e Ols Dado që, pas kërkesës dhe provave nga partnerët, kanë marrë të pandehur çiftin Xhaçka-Gaçi, me prova për korrupsion, pastrim parash dhe përfitime financiare nga tenderët dhe trafiku i armëve e fshehje në llogari bankare jashtë Shqipërisë.
Referuar akuzave të rënda ndaj tyre dhe Kodit të Procedurës Penale, për deputeten Olta Xhaçka SPAK duhet të dërgojë në Kuvend kërkesën për leje arrestimi, ndërsa bashkëshortin Artan Gaçi duhej ta kishte arrestuar e t'i sekuestrohej pasuria.
Sepse Olta Xhaçka ka përsëritur disa herë të njëjtat vepra penale gjatë drejtimit të 3 ministrive; sidomos si ministre e Mbrojtjes; për të cilën SPAK ka dhe 2 dosje të tjera hetimore, konkretisht hetimi për aferën e Portit Ushtarak të Limionit në Sarandë dhe vjedhjen e 20 milionë eurove ndihma të rezervave të shtetit gjatë situatës pas tërmetit.
A do t'i shpëtojnë përsëri Altin Dumani e Ols Dado bashkëshortët Olta Xhaçka e Artan Gaçi, edhe për akuzat që janë marrë të pandehur, duke ia pushuar çështjen, me mashtrimin "për mungesë provash"?/Pamfletiolta xhaçka artan gaçi spak llogaritë bankare austriake Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Socialistët e vërtetë, kanë shansin dhe detyrimin të distancohen nga “monstra” Edi Rama dhe struktura e tij kriminale 18 Tetor 2026, 18:2018:20Anti-Mafia “Dhëndrushi” kërkon të përfitojë nga lëvizja studentore/ Dosja “Partizani” dhe fshehja pas prestanome-ve në lejet e kullave që i dha Edi Rama 16 Tetor 2026, 11:4411:44Anti-Mafia Studentët në protestë, Arben Muçobega i Mirela Kumbaros merr një tjetër leje për 3 pallate e hotel në Himarë 15 Tetor 2026, 10:5510:55Anti-Mafia “Më mori 22 mijë euro”/ Denoncohet për mashtrim avokati Adrian Leka, kandidat për KLGJ dhe anëtar i bordit të Universitetit të Shkodrës 14 Tetor 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Edi Rama krijon operatorin për të zhdukur pasuritë dhe financat e shoqërive me aksione shtetërore dhe shtet-privat 14 Tetor 2026, 10:4310:43Anti-Mafia OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë; 160 miliardë nga taksat në 13 vjet për tellallët e Edi Ramës 13 Tetor 2026, 13:2913:29Anti-Mafia

