Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Martin Leka ka kritikuar ashpër mënyrën e arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar veprimin e SPAK-ut si një gabim të madh procedural.
Sipas tij, ndalimi i saj gjatë një takimi me homologët ndërkombëtarë ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit dhe ka cenuar moralin e institucioneve shtetërore.
Leka nënvizoi se demokracia bazohet te respektimi i procedurave dhe se kreu i shërbimit informativ duhet të arrestohet vetëm në raste flagrante. Ai po ashtu ngriti shqetësime mbi rrjedhjen e informacionit dhe theksoi nevojën për të ndarë përgjegjësinë individuale nga ajo institucionale. “Përgjegjësia është individuale, edhe në përgjegjësinë juridike. Do të kemi kohë që të kuptojmë se cila është përgjegjësia individuale e Vlora Hysenit. E dyta, duhet të kuptojmë se cila është përgjegjësia institucionale, e përgjegjësisë kombëtare. Sa goditet institucioni nga mënyra e arrestimit të Vlora Hysenit? Duke qenë në një takim me homologët e saj, tregon që këtu ka rënë morali që përfaqësojnë shtetit, ka rënë morali i atyre që u takon që ta trajtojnë këtë çështje ashtu sikurse u takon. Demokracia është procedurë dhe unë mendoj që kështu është shkelur procedurë. Është dëmtuar imazhi i vendit. SHISH është një organ që ka disa privilegje që nuk i kanë institucionet e tjera. Unë mendoj që të gjitha institucionet duhet të kenë një certifikatë morali, që duhet të ruajnë të shtetit të tyre. Trajtimi i procedurës së arrestimit të Vlor Hysenit, SPAK ka bërë një gabim të madh. Të mos flasim pastaj për rrjedhjen e informacionit. Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante”, tha Leka. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetTirana Live martin lekaVlora Hyseni

