Lajme Zone
SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge, mes tyre djali i ish-deputetit të PS/ Zbardhen 3 episodet me mbi 2.4 ton marijuanë dhe kokainë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge, mes tyre djali i ish-deputetit të PS/ Zbardhen 3 episodet me mbi 2.4 ton marijuanë dhe kokainë

Nga sekuestrimi i 1.7 tonëve marijuanë në Mal të Zi te 475 kilogramë kokainë në Holandë, SPAK përfundon hetimet për një dosje të bazuar edhe në komunikimet në platformën e enkriptuar SkyECC.

Nga sekuestrimi i 1.7 tonëve marijuanë në Mal të Zi te 475 kilogramë kokainë në Holandë, SPAK përfn hetimet për një dosje të bazuar edhe në komunikimet në platformën e enkriptuar SkyECC. Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli akuzohen si drejtues dhe financues të aktivitetit kriminal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e 17 të pandehurve, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Hetuesit, sipas njoftimit, kanë dokumentuar tre episode të trafikimit të marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt vendeve të ndryshme të Evropës dhe Turqisë.

Sipas SPAK, komunikimet e zhvilluara përmes platformës së enkriptuar SkyECC kanë shërbyer për koordinimin e aktiviteteve kriminale. Këto të dhëna janë administruar nga autoritetet franceze në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

Nga hetimet janë identifikuar tre episode kryesore të sekuestrimit të lëndëve narkotike nga autoritetet e huaja:

3 nëntor 2020-Mali i Zi: Autoritetet sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

23 nëntor 2020-Holandë: Autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë, e dërguar nga Ekuadori në portin Vlissingen.

Në total, në këto tri episode u sekuestruan rreth 2.43 tonë lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, në ngarkim të 17 të pandehurve:

1. Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

2. Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), të akuzuar për kryerjen e veprave penale

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

3. Marvin Bushati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, të sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 10.12.2025.

4. Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle, Zamir Aliaj (alias Çoku), të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,

5. Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), dhe Vidjan Baroka, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

6. Agim Nina (alias Lorenc Selmani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyEcc”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike.

Të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe në bashkëpunim me persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës, sasitë e lëndëve narkotike sipas episodeve të renditura mëposhtë:

– Episodi i parë, datë 3.11.2020 – Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

– Episodi i dytë, datë 26.1.2021 – Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

– Episodi i tretë, datë 23.11.2020 – Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme kriminale ndërsa të pandehurit e tjerë ishin në rolin e pjesëmarrësve.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve si dhe vijimin e hetimit pasuror kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, numërtimin si procedimi penal i ri me nr. 9/1 i vitit 2026, dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal,

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, të Kodit Penal.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë gjermane, franceze, holandeze, belge, malazeze, turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Top Channel