Lajme Zone
Spahiu nga Onkologjiku: Po punojmë të krijojmë bordet e tumorëve në spitalet rajonale që pacientët mos të jenë të detyruar të vijnë deri në QSUT
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu nga Onkologjiku: Po punojmë të krijojmë bordet e tumorëve në spitalet rajonale që pacientët mos të jenë të detyruar të vijnë deri në QSUT

Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike.

Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike. Në kuadër të Tetorit Rozë, ministrja Spahiu apeloi veçanërisht për kryerjen e kontrolleve dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. LEXO edhe...Viti i ri akademik, ministrja Spahiu nga Universiteti i Mjekësisë: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin (VIDEO) “Kontrolli shpëton jetë. Një diagnostikim i hershëm ndihmon pacientin, familjen dhe krijon mundësi për ndërhyrje në kohën e duhur. Ndaj, ftoj çdo grua dhe vajzë ta shfrytëzojë këtë muaj për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të saj”, u shpreh Spahiu. Ministrja njoftoi gjithashtu synimin për ngritjen e bordeve të tumorëve në spitalet rajonale që disponojnë kapacitetet e nevojshme, për ta afruar vlerësimin multidisiplinar sa më pranë pacientit. “Po punojmë që, aty ku kemi kirurgë, onkologë dhe kapacitetet e nevojshme, të krijojmë bordet e tumorëve në spitalet rajonale, në mënyrë që pacientët, kur është e mundur, të mos jenë të detyruar të vijnë deri në QSUT”, theksoi ministrja Spahiu. Xh.K/ReportTv.al tumor Klodiana Spahiu ministria e shendetesise onkologjiku Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.5% Jo 21.7% Nuk e di 6.8% Vota total: 2711 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?