Lajme Zone
Spahiu: Ne shtetet e BE nuk lejohen kamera të fshehta si në Shqipëri, në bare, restorante dhe pallate
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Ne shtetet e BE nuk lejohen kamera të fshehta si në Shqipëri, në bare, restorante dhe pallate

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur pro ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. I ftuar në emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se Shqipëria është në një moment historik për të bërë amendime të thella të legjislacionit penal. LEXO edhe...Spahiu: Videot pornografike krim i përsëritur! Alibia që e filmuan, si të mohojë pistoletën në krevat

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur pro ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. I ftuar në emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se Shqipëria është në një moment historik për të bërë amendime të thella të legjislacionit penal. LEXO edhe...Spahiu: Videot pornografike krim i përsëritur! Alibia që e filmuan, si të mohojë pistoletën në krevat që s’është e tij Por sipas Spahiut, nuk mund të shkohet në ndryshime të kodit penal, pa reformuar procedurën penale. Spahiu shtoi se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë thellimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. "Mendoj që Shqipëria është në një moment historik për të bërë amendime të forta dhe të thella të legjislacionit penal. Por nuk mund të shkohet te amendimet e veprave të kodit penal pa reformuar procedurën penale. Kryesisht kjo synon thellimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që lidhet me masat e sigurimit dhe mjetet e kërkimit të provës. Masat e sigurimit janë masat që lidhen paraprakisht gjatë hetimit, ku ka qenë pjesë e debatit të fuqishëm në lidhje me arrestet me burg, nëse duhet të aplikohen aq thjeshtë dhe për çdo vepër penale dhe më pas edhe për mjetet e kërkimit të provës, që janë shumë të rëndësishme dhe që lidhen me përgjimet, me kontrollet e celularëve, të mjeteve", tha mes të tjerash Spahiu. Më tej Spahiu tha se qytetarët shqiptarë shpesh herë kanë qenë viktima të mos-njohurive juridike. Duke marrë si shembull vendet e BE-së, Spahiu tha se atje në restorante, dyqane apo pallate nuk ka kamera sigurie çdo 10 metra, siç ndodh në Tiranë. "Në këtë kontekt, qytetarët shpesh herë kanë qenë të ekspozuar. Ata kanë qenë edhe viktima të mos-njohurive juridike. Në vendet e BE-së, ti mund të ecësh në bulevardin kryesor, ku ka 1000 restorante, bare e dyqane dhe ti nuk gjen një kamera. As në bare, as në dyqane e as në pallate, sepse është mbrojtja e privatësisë. Në Tiranë në çdo 10 metra ti ke një kamera", shtoi Spahiu. Ora 22:49 Spahiu: Videot pornografike krim i përsëritur! Alibia që e filmuan, si të mohojë pistoletën në krevat që s’është e tij Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën me kompozitorin Adrian Hila, i cili është marrë mbrëmjen e sotme në pyetje nga Policia e Tiranës, lidhur me videot me përmbajtje seksuale të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet vetë artisti, sëbashku me disa emra të njohur të botës së artit, duke kryer marrëdhënie intime.Në emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se Hila nuk i shpëton dot përgjegjësisë penale, pasi sipas tij, kamera me të cilën janë kryer filmimet ndodhej e fiksuar në studion e tij.Sipas Spahiut, Hila nuk mund të ngrerë alibi dhe të thotë se kamerën e sigurisë në dhomë ja vendosën persona të tjerë."Adrian Hila ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale, sepse alibia e tij se kamera mund të jetë vendosur nga dikush tjetër, nuk mund të qëndrojë në asnjë rast në Prokurori. Sepse për çdo lloj mjeti, në të cilën ti kryen veprën penale, i cili gjendet në banesën tënde, në pronën tënde, nuk mund të justifikohesh.Është e njëjta arsye sikur të thuash 'kjo pistoleta në dyshekun tim, ky kallashnikovi në jastëkun tim' nuk është i imi, por ma kanë vendosur'. Alibia për një vepër penale të përsëritur, me 15 femra, në 15 filmime, nuk e shfajëson dot në asnjë rast, edhe sikur t'i marrë avokatët edhe nga SHBA-të", tha mes të tjerash Spahiu. Share R.Xh/ReportTv.al kodi i procedures penale BE Kreshnik Spahiu kamerat e sigurise drejtesia Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.3% Jo 23.4% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2160 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?