Lajme Zone
Spahiu: Ja pse projekti ‘Flamingo Mirror’ pritet të promovohet kur të mbërrijë ambasadori i SHBA në Tiranë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Ja pse projekti ‘Flamingo Mirror’ pritet të promovohet kur të mbërrijë ambasadori i SHBA në Tiranë

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se projektet për investime në Zvërnec dhe Sazan të Vlorës, ku aksioner kryesor pritet të jetë Jared Kushner, dhendri i Presidentit amerikan Donald Trump, do të promovohen në kohën kur ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Eric Ëendt, të mbërrijë në Shqipëri.

Emisioni ‘Frontline’ në Report Tv startoi sot sezonin e ri, nën moderimin e gazetares Marsela Karapanço, ku u prekën një sërë tematikash me interes për publikun në Shqipëri, mes të cilave edhe ecuria e protestës që po zhvillohet prej 3 muajsh në Tiranë. Përmes një lidhjeje live, juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në emision se suksesi i protestës është vetëm vijimësia e saj, por sipas tij, pjesëmarrja nuk është në ato nivele që ta detyrojë qeverinë që të dorëhiqet. LEXO edhe...Ylli Pata: Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin? “Qeveria është e ndërgjegjshme që niveli i protestës dhe intensiteti i protestës nuk është në atë përmasë që ta detyrojë për dorëheqje. Protesta ka një sukses, që nuk është e përditshme, e vazhdueshme, por nuk është në atë shkallë masive që të pretendosh që përfaqëson gjithë popullin që të detyrojë një qeveri që të bjerë. Impakti i parë ishte që nuk kishte ndryshime në qeveri, përveç ministres së Shëndetësisë që iku vetë”, tha mes të tjerash Spahiu. Më tej Spahiu theksoi se Qeveria pretendon se nuk do të tërhiqet nga projekti i investimit në Zvërnec, i cili ishte edhe shkaku për të cilin nisën protestat. Sipas Spahiut, projekti i resortit turistik në Zvërnec të Vlorës do të promovohet gjatë kohës kur të vijë ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt në Tiranë. Kjo pasi sipas Spahiut, një prej qëllimeve kryesore të ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë është edhe mbrojtja e interesave të bizneseve amerikane. Duke qenë se një prej ndërtuesve kryesorë në Sazan dhe Zvërnec pritet të jetë kompania e Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump, sipas Spahiut, ambasada e SHBA-së do të jetë e interesuar për këtë projekt. “Ajo çfarë bie në sy është ajo pjesa e asaj ‘pasqyrës flamingo’ që bëhet fjalë që për herë të parë dilet me idenë që nga projekti nuk ka tërheqje. Pra që do të thotë jo vetëm që qeveria nuk po bie, jo vetëm qeveri teknike nuk ka, por as ajo gjë për të cilën lindi protesta, nuk e ka arritur qëllimin. Do merret informacion për Zvërnecin, për Sazanin, etj. Në dijeninë time, ky projekt do promovohet kur të vijë ambasadori i ri i SHBA-së. Pra si projekt do promovohet në atë periudhë. Sepse ambasadori amerikan vjen me 3 qëllime kryesore, sigurinë, organizimin e samitit të NATO-s dhe mbrojtjen e interesave të biznesit amerikan. Kjo është pjesë e këtij projekti. Tani a është e koordinuar, apo qeveria kërkon që për këtë projekt të kërkojë mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së, për t’i vënë përballë një sfide protestuesit, kjo mbetet për t’u parë”, tha mes të tjerash Spahiu. R.Xh/SI.E./ReportTv.al frontline Jared Kushner resorti ne zvernec SHBA Eric Wendt flamingo protestat kunder qeverise Kreshnik Spahiu Komento Komente niku: 03/09/2026 22:39 amana or niku, halli i madh te ka zene ty e ata si puna jote, duhet me mbeshtete ramen me zor Përgjigju Shqipëri vs Mali Zi–Efekti pasqyrë: 03/09/2026 22:19 Mali i Zi po propozon ndryshimin e Kushtetutës që Kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë të mos kenë imunitet për vepra penale të kryera në ushtrimin e detyrës, veçanërisht ato që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Qeveria malazeze e ka miratuar zyrtarisht këtë propozim në prill 2026. Po në Shqipëri çfarë ka ndodhur? SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit dhe më 12 mars 2026 shumica socialiste votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut. Ndërkohë që Mali i Zi po shkon drejt heqjes së imunitetit të anëtarëve të qeverisë për veprat penale në detyrë, në Shqipëri Rama propozoi në shkurt 2026 ndryshime që do t'i mbronin ministrat nga pezullimi gjyqësor gjatë hetimeve penale. Reuters e ka përshkruar këtë si një përplasje të drejtpërdrejtë me SPAK-un dhe si një nismë që kritikët e shohin si mburojë për zyrtarët e lartë. Podgorica po përpiqet të heqë “mburojën” që krijon posti i ministrit; Tirana, në rastin Balluku, përdori pikërisht mekanizmin parlamentar për të mos lejuar arrestimin.

Pyetja është: Me dy ish zv.kryeministra nën hetim nga SPAKu për vepra penale, (Ahmetaj & B.Balluku), a ka njeri që beson se qeveroa Rama nuk është e korruptuar? Socialistët mbrojtën në parlament imunitetin e Ballukut me kartona. Për çfarë pasqyre flet Rama kur ai qartësisht e shikon veten mbi ligjin?! E shikon dot Rama veten te "pasqyra e Malit të Zi"?

____________________________

Përgjigju Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.5% Të gabuar 20.6% Nuk e di 3.8% Vota total: 1640 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?