Lajme Zone
Itali/ Rrëmbeu ish të dashurën dhe e futi në bagazh! 47-vjeçarja telefonoi policinë për ndihmë, por kur ai pa policët e shtyu nga ura dhe u hodh pas saj
Të tjeraReport TV

Itali/ Rrëmbeu ish të dashurën dhe e futi në bagazh! 47-vjeçarja telefonoi policinë për ndihmë, por kur ai pa policët e shtyu nga ura dhe u hodh pas saj

“Do të jem i yti edhe pse të kam humbur”, shkruante në Instagram 36-vjeçari Federico Vella pak javë para se të vriste ish-partneren e tij, Lorena Isceri. Ngjarja ndodhi sot në Firence.

“Më ndihmo, të lutem!” Këto ishin fjalët e fundit që Lorena Isceri i tha një miku, ndërsa ndodhej e mbyllur në bagazhin e makinës së ish-partnerit të saj, Federico Vella, 11 vite më të ri. Pak çaste më parë, 47-vjeçarja kishte telefonuar edhe numrin e emergjencës 112. Më pas telefoni u fik. Edhe kur policia tentoi ta telefononte sërish, nuk mori më përgjigje. LEXO edhe...25-vjeçari u vra me thikë për një copë picë, pranga adoleshentit shqiptar në Itali! Autoritetet: Mbrojti autorin gjatë përleshjes, e ndihmoi të arratisej Nga salla operative e Firences nisi menjëherë kërkimi. Sinjali GPS i celularit tregonte se telefoni po lëvizte në autostradën A1. Patrullat e Policisë Rrugore u vunë në ndjekje dhe arritën ta lokalizonin makinën pranë një mbikalimi në Barberino di Mugello. Kur efektivët mbërritën, Lorena dhe ish-partneri i saj, Federico Vella, ndodheshin jashtë automjetit. Kur ai i pa policët kapi Lorenën dhe sa hap e mbyll sytë e shtyu nga ura. Më pas u hodh edhe vetë pas saj. Mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin asgjë për t'i shpëtuar. Sipas informacioneve të para, gjithçka kishte nisur disa orë më herët. Vella dyshohet se e kishte pritur Lorenën kur ajo u kthye në shtëpi. Në garazhin e pallatit e kishte e kishte goditur, më pas e kishte lidhur dhe e kishte futur në bagazhin e makinës. Hetuesit besojnë se 36-vjeçari kishte harruar në bagazh çantën e shpinës dhe telefonin celular. Pikërisht me atë telefon Lorena arriti të telefononte fillimisht policinë dhe më pas një mik, duke kërkuar ndihmë. Lorena Isceri punonte në sektorin e marketingut për një kompani veterinare, ndërsa Federico Vella ishte i punësuar në një kompani të makinave me qira. Sipas hetimeve të deritanishme, mes tyre kishte pasur debate dhe tensione edhe pas përfundimit të lidhjes. Në vëmendje të hetuesve kanë përfunduar edhe postimet e fundit të 36-vjeçarit në Instagram. Më 12 gusht ai kishte publikuar fotografi të tyre së bashku, të shoqëruara me mesazhin: “Ka lidhje aq të përsosura, sa edhe kur ndahen, gjurma e tjetrit mbetet përgjithmonë. Ty, gruas që kam dashur me gjithë shpirt dhe që e humba nga budallallëku im. Do të jem i yti edhe pse nuk mund të jem më.” Pak orë para ngjarjes ai kishte publikuar edhe një mesazh në “Story”: “Lamtumirë të gjithëve. Të dua aq sa të mos të flas kur mund të të lëndoj.” U.D/ReportTv.al vrasje itali firence Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.5% Të gabuar 20.6% Nuk e di 3.8% Vota total: 1640 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?