Lajme Zone
PolitikëReport TV

Spahia përplaset me ministren Spahiu, debate për buxhetin 2027! 178 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, kirurgji ditore, salla hibride e investime të reja në QSUT


Debatet mes kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, dhe ministres së shëndetësisë Klodiana Spahiu ndërprenë përkohësisht shqyrtimin e buxhetit për vitin 2027. Në fokus të diskutimeve ishin investimet në QSUT, rimbursimi i barnave, dixhitalizimi dhe mbështetja për familjet.

Me debate të forta mes kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, dhe ministres Klodiana Spahiu nisi shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 në fushën e shëndetësisë. Deputeti i Partisë Demokratike, i vetmi nga opozita në sallë, nisi të mbante një deklaratë përpara prezantimit të projektbuxhetit, por kjo nxiti reagimin e ministres. LEXO edhe...Pr/buxheti 2027, Malaj: Ekonomia do rritet me 3.9%, pensionet indeksohen me 2.9% në prill! Opozita kërkon masa për rënien e euros: Po falimentojnë bizneset! Ministri: S’ndërhyjmë “Atëherë duke shfrytëzuar rastin e ë prezencës së Ministres së Shëndetësisë në këtë komision, dëshiroj t'i shpreh qartazi mendimin tim mbas shqyrtimit të këtij projekt buxheti, të cilin për fat të keq” tha Bardh Spahia. “Ta marr unë fjalën për prezantimin e buxhetit, pastaj ta keni ju fjalën” tha ministrja Spahiu. “Po ju rikujtoj zonja ministre, po ju rikujtoj që jeni para komisionit të shëndetësisë. E kuptoj keni emocione" tha Spahiu. “Nuk kam fare emocione, unë e thashë jam shumë ndërruar që ky komision drejtohet nga një mjek dhe nga një njeri i respektuar. Nuk kam asnjë emocion më, se kam 16 vjet në këtë rrugë dhe nuk kam asnjëlloj emocioni" tha Spahia. Në debat u përfshi edhe ligjvënësi socialist, Eduard Shalsi. “ I thoni edhe ministres mos ta marri fjalën. I thoni unë ministre kam për të bërë një deklaratë siç e bëra dje siç e bëra para dje dhe mund ta bësh deklaratën. Absolutisht asnjë problem për ne. Dëgjojmë deklaratën dhe vijojmë” “Zoti Shalsi po ju sqaroj megjithëse duhet ta dini që prononcimet e mia nuk kanë qenë aspak deklarata. Kanë qenë konstatime, analiza të këtij projektbxheti në mënyrë që të orientojmë diskursin aty ku duhet, pikërisht për të evituar deklarata falso dhe propagandë bajate" tha Spahia. Pas kësaj deklarate Spahia u largua vërtet dhe mbledhja vijoi në prani vetëm të socialistëve. Për vitin 2027, buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale parashikohet në 178 miliardë lekë, me një rritje prej 4.7 miliardësh nga 2026-a. Mes 84.2 miliardë lekëve që parashikohet të shkojnë vetëm për shërbimet në shëndetësi, ndër prioritet është rritja e fondit për rimbursimin e barnave, zgjerimi i trajtimeve të sëmundjeve të kancerit dhe investime në pajisje spitalore. “Projekti i dytë, i kërkuar prej kohësh nga qytetarët shqiptarë, ishte financimi i shërbimit të skanerit PET në QSUT, në sistemin publik, me një fond prej 250 milionë lekësh për rreth 2,500 pacientë. Pajisja mund të nisë punën në fillim të vitit 2027, ndërsa në skenarin më pesimist në muajt mars-prill" tha Spahiu. Investime të reja janë parashikuar edhe për QSUT-në. “Ngritja e një njësie të kirurgjisë ditore, e cila do t'u mundësonte pacientëve të kryenin ndërhyrje të caktuara kirurgjikale dhe të largoheshin brenda së njëjtës ditë, kur sipas kritereve mjekësore nuk nevojitej shtrimi i zgjatur në spital. Zhvillimi i një salle hibride operacioni, që do të mundësonte kombinimin e ndërhyrjeve kirurgjikale me teknologjinë e avancuar të imazherisë dhe procedurat minimale invazive" shpjegoi Spahiu. Në fokus është edhe mbështetja sociale. Nga korriku i vitit 2027 parashikohet një pagesë mujore për fëmijët e moshës 0 deri në 5 vjeç. Mbështetja do të jetë 5.000 lekë për fëmijën e parë, 7.000 për të dytin dhe 10.000 mijë lekë për të tretin. Ndërkohë, rreth 19 miliardë lekë janë parashikuar për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Ministrja pranoi se kërkesa për rritjen e pagesës së kujdestarëve në nivelin e pagës minimale nuk mund të përballohet nga buxheti i vitit 2027. U.D/A.E/ReportTv.al buxheti 2027 eduard shalsi Bardh Spahia Klodiana Spahiu komisioni i shendetesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.5% Veliajn 22.9% Asnjërin 21.7% Vota total: 577 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?