Olsian Çela në KLP Pas një mbledhjeje disaorëshe, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përcakton zyrtarisht datën e largimit të kryeprokurorit. Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Përgjithshme vijon të përballet me vonesa, afate të tejkaluara dhe përplasje procedurale brenda KLP-së. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar datën 5 dhjetor 2026 si përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje disaorëshe të zhvilluar këtë të enjte, duke konfirmuar zyrtarisht fundin e mandatit shtatëvjeçar të kryeprokurorit aktual.
Çela drejton Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2019 dhe, sipas përcaktimit të KLP-së, do ta përfjë mandatin më 5 dhjetor. Megjithatë, ndërsa data e largimit të tij tashmë është përcaktuar, gara për përzgjedhjen e pasardhësit vijon të mbetet e pazgjidhur.
Procesi i nisur prej muajit korrik nuk ka përparuar sipas afateve të parashikuara, ndërsa KLP është përballur me një sërë kërkesash për përjashtimin e anëtarëve të saj nga shqyrtimi i kandidaturave, për shkak të pretendimeve për konflikt interesi.
Gara për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme u hap më 2 korrik 2026, ndërsa afati i aplikimeve përfi më 1 gusht. Në konkurrim janë pesë kandidatë: Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj.
Sipas procedurave të parashikuara, Këshilli kishte 45 ditë kohë për të kryer vlerësimin paraprak dhe verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve. Ky afat është tejkaluar, ndërkohë që procesi është shoqëruar me debate dhe mosmarrëveshje procedurale.
Një nga çështjet që ka ndikuar në ecurinë e garës lidhet me kërkesën e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, për shkak të një konflikti të pretenduar interesi.
Pas kësaj kërkese, brenda Këshillit u paraqitën edhe kërkesa të tjera për përjashtime mes anëtarëve, duke përfshirë Zeqir Hodon, Sokol Stojanin dhe kryetaren Mirela Bogdani. Këto zhvillime sollën mbledhje të njëpasnjëshme dhe vështirësi në vendimmarrje, përfshirë raste kur nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.
Më 2 tetor, KLP vendosi të pranonte kërkesën për përjashtimin e Zeqir Hodos nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Megjithatë, në atë fazë mbeteshin ende për t'u shqyrtuar kërkesat e kandidatëve që lidheshin drejtpërdrejt me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit në proces.
Arta Marku ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e Sokol Stojanit nga procedura. Këto mosmarrëveshje kanë ndikuar në zvarritjen e fazës së vlerësimit, duke shtyrë edhe hapat e mëtejshëm për renditjen e kandidatëve.
Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm nuk përfn në KLP. Këshilli duhet fillimisht të verifikojë kandidatët, të kryejë vlerësimin dhe intervistimin e tyre, të përfjë procedurat përkatëse dhe më pas t'i dërgojë Kuvendit tre kandidatët e renditur më lart.
Vetëm pas paraqitjes së kësaj liste nis afati kushtetues prej 30 ditësh për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Kuvendi.
Për zgjedhjen kërkohet shumica prej tri të pestash e të gjithë deputetëve, ose 84 vota. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një kandidat brenda afatit kushtetues, kandidati i renditur i pari nga KLP konsiderohet i zgjedhur.
Pikërisht për këtë arsye, vonesat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndikojnë drejtpërdrejt në kalendarin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të organit të akuzës. Pa përfunduar renditja dhe pa iu përcjellë Kuvendit tre emrat, Parlamenti nuk mund të nisë procedurën e votimit.
Vendimi i fundit i KLP-së për datën e përfundimit të mandatit të Olsian Çelës e bën edhe më të qartë kufirin kohor brenda të cilit institucionet duhet të përmbyllin procesin.
Deri më 5 dhjetor mbetet vetëm një muaj, ndërsa procedura për pasardhësin e tij ka ende hapa të rëndësishëm për t'u përfunduar.
Përcaktimi i datës së përfundimit të mandatit zgjidh një çështje formale, por nuk i jep fund ngërçit për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Për këtë arsye, vëmendja mbetet te Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe aftësia e tij për të përmbyllur procedurën e nisur katër muaj më parë.
Me afrimin e 5 dhjetorit, çështja kryesore nuk është më se kur largohet Olsian Çela, por nëse KLP do të arrijë të përfjë në kohë procesin dhe t'i hapë rrugë Kuvendit për zgjedhjen e pasardhësit të tij. /Pamfletiklp olsian cela Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, vijojnë revoltën me thirrje kundër Ramës 5 Nëntor 2026, 17:5017:50Aktualitet Buburreca, flamingo, gaz lotsjellës: Një brez që refuzon të heshtë 5 Nëntor 2026, 15:4315:43Aktualitet Studentët çojnë në Kushtetuese paketën “antidhunë” të qeverisë, kërkojnë pezullimin e tre akteve normative 5 Nëntor 2026, 15:2115:21Aktualitet Nga Netanyahu e Vuçiç te dosja Agasi; kush është Srulik Einhorn, strategu izraelit që doli në hetimet e SPAK? 5 Nëntor 2026, 14:5714:57Aktualitet "Çfarë vlere ka raporti i BE?", Ilir Alimehmeti: Shëndetësia, arsimi dhe siguria janë të minuara 5 Nëntor 2026, 14:5514:55Aktualitet BKH 'zbarkon' në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë, Elton Dauti 5 Nëntor 2026, 14:2514:25Aktualitet

