Lajme Zone
Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo (RREGULLAT)
SportShqiptarja

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo (RREGULLAT)

Për të tretin vit radhazi, Champions League do të garojë në fazën e ligës me formatin e ri, 36 skuadra dhe një renditje e përgjithshme.

Këtë të enjte në Monaco duke nisur nga ora 18:00 do të mbahet shorti i fazës së ligës për sezonin 2026-27 në Champions League, kompeticionit më të vlefshëm për klube në Evropë. Të mërkurën u ndanë katër biletat e fundit për këtë turne, ndërsa është mësuar panorama e plotë e 36 skuadrave të kualifikuara dhe ndarja e tyre në katër vazo. Në secilën vazo do të jenë nëntë skuadra, teksa ndarja është sipas koeficientëve të secilës skuadër dhe rezultatet e tyre në historinë e garave evropiane. Për të tretin vit radhazi, Champions League do të garojë në fazën e ligës me formatin e ri, 36 skuadra dhe një renditje e përgjithshme. Secila nga 36 ekipet do të luajë 8 ndeshje kundër rivalëve të ndryshëm, 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe. LEXO EDHE:Conference League/ Dinamo kërkon sot historinë në Qipro, Daja: Të jemi 'vrastarë' përpara portës! Dita: Besoj te kualifikimi Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në të 24-tin do të luajnë në play-off për një vend në fazën me eliminim direkt. Skuadrat nga vendi i 25-të e deri në të 36-in eliminohen nga gara. Shorti - Ndeshjet do të përcaktohen nga 'superkompjuteri' i cili merr të dhënat nga ndarja në vazo dhe përzgjedhja e goglave që do të bëhet manualisht gjatë shortit. Ndeshjet e para të fazës së ligës për sezonin e ri 2026-27 do të zhvillohen nga 8 deri në 10 shtator 2026. Më poshtë 36 skuadrat që do marrin pjesë këtë sezon në fazën e ligës së Champions dhe ndarja në vazo: Vazoja 1: PSG Bayern Munich Real Madrid Liverpool Inter Manchester City Arsenal Barcelona Atletico Madrid Vazoja 2: Borussia Dortmund Roma Sporting Lisbone Aston Villa Porto Manchester United Club Brugge Real Betis PSV Vazoja 3: Feyenoord Lille Bodø/Glimt Napoli RB Leipzig Villarreal Fenerbahce Shakhtar Donetsk Galatasaray Vazoja 4: Slavia e Pragës Slovan Bratislava Stuttgart AEK Athinë LASK Linz Como Lens Viking Sabah Baku Lajmi kryesor: Champions League/ Muriqi dërgon Fenerbahcen në fazën e ligës, goli i Arbër Hoxhës s'vlen! Më tej AEK-u i shqiptarëve, eliminohet Lyoni S.Dh/Shqiptarja.com TAG: champions league Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 34.9% Nuk e di 12.9% Vota total: 3121 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?