Lajme Zone
Sot në 18:30 luhet derbi i 213-të mes Partizanit e Tiranës! Dy ekipet e kryeqytetit në situatë të vështirë, duan 3 pikë! Superliga rikthehet pas 3 javës, Teuta 'blindon' kryesimin!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sot në 18:30 luhet derbi i 213-të mes Partizanit e Tiranës! Dy ekipet e kryeqytetit në situatë të vështirë, duan 3 pikë! Superliga rikthehet pas 3 javës, Teuta 'blindon' kryesimin!

Derbi i parë i sezonit, kryendeshja e javës së 6-të në Superligë sjell përballjen më të shumëpritur të futbollit shqiptar, Partizani-Tirana, një sfidë që këtë herë vjen me peshë të jashtëzakonshme për objektivat e sezonit. Të dyja skuadrat e kryeqytetit hyjnë në këtë duel në një situatë jo të mirë. Pas 5 sfidave të para në kampionat bardheblutë kanë vetëm 5 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa të kuqt

Derbi i parë i sezonit, kryendeshja e javës së 6-të në Superligë sjell përballjen më të shumëpritur të futbollit shqiptar, Partizani-Tirana, një sfidë që këtë herë vjen me peshë të jashtëzakonshme për objektivat e sezonit. Të dyja skuadrat e kryeqytetit hyjnë në këtë duel në një situatë jo të mirë. Pas 5 sfidave të para në kampionat bardheblutë kanë vetëm 5 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa të kuqtë janë edhe më keq, me vetëm 4 pikë, të tetët në renditje, që do të thotë grupi i rënies nga kategoria. LEXO edhe...Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës (VIDEO) Ndeshja në stadiumin “Air Albania”, e cila fillon nga ora 18:30, shpresohet nga të dyja ekipet të jetë një pikë kthese, pasi një fitore do të thoshte lënie pas e krizës. Sonte është skena e derbit të 213-të, ku historia është e kuqe, bardheblu dhe plot emocione. Në histori Partizani dominon pasi numëron 84 fitore, Tirana 63, ndërsa 65 ndeshje janë mbyllur në barazim. Edhe pse të dyja ekipet janë në situatë të vështirë në kampionat kur vjen fjala te derbi gjithçka ndryshon. Në “Arena Kombëtare” nuk do të luhet vetëm për tri pikë por luhet për qytetin, krenarinë dhe të drejtën për të folur deri në përballjen e radhës. Po në orën 18:30 sot luhet edhe Vllaznia-Dinamo, me shkodranët që presin me padurim debutimin e trajnerit të ri Çaba Laszlo. Kuqeblutë kanë një situatë të veçantë, duke qenë se në një ditë të kësaj jave lojtarët bojkotuan stërvitjen. Ritkhimi pas disa javësh i Superligës nisi të shtunën me dy sfida të rëndësishme. Teuta konfirmoi se po kalon një moment fantastik në kampionat, pasi regjistruar fitoren e pestë radhazi. Në stadiumin “Niko Dovana”, djemtë e detit siguruan tri pikë të rëndësishme kundër Skënderbeut, falë dy golave të shënuar që në pjesën e parë, duke u shkëpur në vendin e parë me 4 pikë diferencë nga Egnatia. Nga ana tjetër Elbasani nuk mori më shumë se një pikë ndaj Vorës në shtëpi, sfidë e cila u mbyll 1-1. Ora 12:57 Derbi Tirana-Partizani, policia plan masash! Itinerare të posaçme për tifozët e ekipeve përkatëse, rrugët që bllokohen prej orës 16:00 Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për ndeshjen e derbit Partizani-Tirana në ‘Arenën Kombëtare’ në orën 18:30. Prej orës 16:00 do të bllokohen sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.Lëvizja e tifozëve të dy skuadrave ka itinerar të përcaktuar për secilën. Për tifozët e ‘Partizanit’, lëvizja do të nisë nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas te “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, te “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të nisë nga sheshi “Skënderbej”, te ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim te ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.Policia do të ushtrojë kontrolle për sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike. Gjithashtu nuk lejohet hyrja e tifozëve pa mjet identifikimi si dhe atyre që janë nën 16 vjeç.Njoftimi i Policisë:Policia e Tiranës, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”, ka hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv.Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas te “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, te “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga sheshi “Skënderbej”, te ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim te ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme, si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara. Share Ora 12:10 Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës (VIDEO) Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me incidente, edhe para se skuadrat të zbresin në fushë. Tifozë të të dyja skuadrave janë përplasur dhunshëm në rrugët pranë stadiumit “Air Albania”, duke krijuar tension para startit të sfidës.Siç duket edhe nga pamjet, disa prej tifozëve kanë pasur në duar flakadane, të cilat i kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gjatë përplasjes.Falë ndërhyrjes së policisë, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes, situata është normalizuar.Ndeshja e javës së gjashtë të kampionatit është parashikuar të nisë në orën 18:30. Share U.D/P.J/ReportTv.al tirana partizani superliga Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5335 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?