Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, që luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Air Albania”, do të sjellë kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Tiranës. Nga ora 17:00 deri në përfundim të sfidës do të bllokohen disa akse pranë stadiumit. Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes:-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;-Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjesNë zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve. “Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga ora 18:30, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium”, njofton Policia. LEXO EDHE:Në kërkim për trafik droge, ukrainasi arrestohet sapo zbret në Rinas! U kap pas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së (EMRI) Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike. SI.E./Shqiptarja.com TAG: kombetarja shqiptare Liga e Kombeve Air Albania policia e shtetit Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
22 Shtator, 16:08
Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.3% Jo 42.5% Disi 11.2% Vota total: 4428 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

