Lajme Zone
Sot mblidhet komisioni për ‘Zgjedhoren’/ Financimi i partive politike drejt ‘Venecias’, kërkohet opinion urgjent
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sot mblidhet komisioni për ‘Zgjedhoren’/ Financimi i partive politike drejt ‘Venecias’, kërkohet opinion urgjent

Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të marrë vendim sot  për t’i dërguar Komisionit të Venecias draftin e rishikuar për financimin e partive politike, me qëllim marrjen e një opinioni urgjent.

Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të marrë vendim sot për t’i dërguar Komisionit të Venecias draftin e rishikuar për financimin e partive politike, me qëllim marrjen e një opinioni urgjent. Drafti është ripunuar pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Në mbledhje do të diskutohet gjithashtu nisja e punës për propozimet ligjore të opozitës dhe rekomandimet e pazbatuara të ODIHR-it. Në fokus do të jenë edhe ndryshimet ligjore që duhen bërë për zgjedhjet e ardhshme vendore. LEXO edhe...Spahiu: Elisa Spiropali s’do të krijojë parti të re dhe nuk do të votojë kundër PS në Kuvend kur të kenë nevojë Kreu i PD, Sali Berisha i bëri publike të premten propozimet e PD-së për reformën, duke kërkuar që Shqipëria të jetë një zonë e vetme zgjedhore, me sistem proporcional kombëtar dhe lista 100% të hapura. Demokratët propozojnë gjithashtu lista plotësisht të hapura për këshilltarët bashkiakë, barazi mes mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e KQZ-së, një prag zgjedhor që nuk dëmton partitë e vogla dhe një raund të dytë zgjedhor me balotazh, në prani të një qeverie teknike. Gjithashtu, PD kundërshton votimin dhe numërimin elektronik, ndërsa kërkon rishikimin e mënyrës së votimit të diasporës. Një tjetër propozim lidhet me ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, duke kërkuar gjoba të rënda, largim nga puna, ndëshkime penale dhe deri në heqjen e mandatit për kandidatët që kanë përfituar prej tyre. Demokratët kërkojnë edhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në rastet kur përdorimi i burimeve shtetërore ka ndikuar në rezultatin e votimit. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al reforma zgjedhore PD PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4246 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?