Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në 11:00 të deleguarit politikë dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat, ku në fokus ishte zbatimi në terren i dokumentit “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Në mbledhjen e djeshme, kresocialisti i kërkoi drejtuesve politikë të dalin më shumë në zonat e tyre elektorale. Ai kërkoi që së bashku me strukturat e PS-së, deputetët dhe kryetarët e bashkive, të hartohet një axhendë takimesh me qytetarët për të evidentuar shqetësimet, si ato individuale, ashtu edhe ato të përbashkëta në komunitet. Top Channel

