Lajme Zone
Sot mbahet samiti i Berlinit në Malin e Zi, i pranishëm kryeministri Rama edhe kancelari gjerman Merz (AXHENDA)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sot mbahet samiti i Berlinit në Malin e Zi, i pranishëm kryeministri Rama edhe kancelari gjerman Merz (AXHENDA)

Sot në Miloçer të Budvës, Mali i Zi do të mbahet samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit. Në këtë takim do të marrë pjesë kryeminitri Edi Rama, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sot në Miloçer të Budvës, Mali i Zi do të mbahet samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit. Në këtë takim do të marrë pjesë kryeminitri Edi Rama, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të pranishëm do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. LEXO edhe...Protestat e dhunshme/ I thyen karriget, Rama i zëvendëson me stola guri dhe bën sërish thirrje për dialog (VIDEO) Kjo e fundit do të zhvillojë takime me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në fokus të takimeve do të jenë rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit. Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Axhenda09:30–10:15 - Mbërritja e krerëve të delegacioneve dhe deklaratat për media10:20–10:30 - Seanca hapëse13:00–13:20 - Konferencë për shtyp13:30 - Fotografia familjarelajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Jakov Milatoviç antonio tajani Marta Kos edi rama samiti i berlinit mali i zi kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10565 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?