Lajme Zone
Sot Kuvend, 5 interpelanca në rend dite! PD: Të mos votohet drafti i PS për pagat e magjistratëve, të vijojmë me konsultimet! Rrëzohet kërkesa e opozitës për komisionin për ‘Kayo’
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sot Kuvend, 5 interpelanca në rend dite! PD: Të mos votohet drafti i PS për pagat e magjistratëve, të vijojmë me konsultimet! Rrëzohet kërkesa e opozitës për komisionin për ‘Kayo’

Ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot për seancë plenare me një rend dite të ngjeshur. Në rend dite është parashikuar zhvillimi i 5 interpelancave të thirrura nga Partia Demokratike. PD kërkon sqarime nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj për administrimin 102 kontejnerëve me mbetje toksike që ndodhen në periferi të qytetit të Durrësit. Interpelancë është kërkuar dhe me ministrin

Ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot për seancë plenare me një rend dite të ngjeshur. Në rend dite është parashikuar zhvillimi i 5 interpelancave të thirrura nga Partia Demokratike. PD kërkon sqarime nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj për administrimin 102 kontejnerëve me mbetje toksike që ndodhen në periferi të qytetit të Durrësit. Interpelancë është kërkuar dhe me ministrin e Brendshëm, post që tashmë i përket Ervin Demos, të cilit PD i kërkon shpjegime për pretendimet se Policia e Shtetit ka përdorur forcë në arrestimin e qytetarëve gjatë protestave. LEXO edhe...Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit Opozita ka kërkuar interpelancë dhe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe atë të Shëndetësisë Klodiana Spahiu. Kjo e fundit do të pyetet mbi krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara që do të administrojë koncesionet në shëndetësi si dhe furnizimet me barna. Një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës është dhe votimi i formulës së re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve. PD ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës dhe të vijojnë konsutimet me magjistratët. Sistemi i drejtësisë është në kolaps pasi qeveria ka bllokuar në Thesarin e Shtetit pagat për muajin gusht. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Por, magjistratët thonë se drafti është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë “KAYO”. Lajmi në përditësim.... Kliko këtu për të lexuar rendin e ditës... Ora 10:05 Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, deputetët e PD-së shkojnë në Kuvend me simbolet e UÇK-së (VIDEO) Pasi Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg 4 liderët e UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të PD-së janë shfaqur me simbolet e UÇK-së ndërsa shkonin në Kuvend.Gjesti synon të shprehë solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën. Share Ora 09:34 Rrëzohet kërkesa e PD për komision hetimor për 'KAYO', Bardhi: Ka shpenzuar 34 mln € euro! Balla: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore Foto: Gazment Bardhi dhe Taulant BallaMazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë “KAYO”. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve ka deklaruar se kërkesa e demokratëve nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore.Sipas Ballës, nga pikëpamja përmbajtësore, kërkesa nuk individualizon një “çështje të veçantë”, siç kërkohet nga Kushtetuta, pasi objekti i hetimit është konceptuar në mënyrë tepër të gjerë dhe përfshin një sërë çështjesh të ndryshme, pa përcaktuar qartë faktet konkrete që duhet t’i nënshtrohen hetimit parlamentar.Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se kompania KAYO ka shpenzuar rreth 34 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kërkoi transparencë mbi mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve, kontratat dhe aktivitetin e kompanisë."Çdo komision hetimor ka për qëllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, për çfarë do të duhej komisioni? Në kërkesë kemi dhënë të gjitha informacionet dhe indiciet. Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit. Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi.E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta?! Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kështu na thatë edhe për inceneratorët, por doli që paratë digjeshin në shesh. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Bardhi.Sipas Bardhit ajo që kërkon PD-ja është të kenë informacion rreth kontratave të lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private“Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentatat? Për këtë arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i nënshtrohet Kodit Penal nëse nuk jepet informacion. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro?Ne jemi të hapur për objektin e hetimit. Na thoni çfarë doni të rregullojmë. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen tuaj, këtë na e jep Kushtetuta. Ne mund vetëm të diskutojmë objektin e hetimit”, përfi ai.Kërkesa e opozitës u diskutua në Konferencën e Kryetareve, pas pretendimeve të ngritur nga PD lidhur me aktivitetin e kompanisë, kjo edhe pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ku pretendohet për trafik armësh. Share Ora 09:11 Sot kalon për votim drafti i PS për pagat e magjistratëve, PD kërkesë: Të hiqet nga rendi i ditës, të konsultimet me sistemin e drejtësisë PD ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës propozimi i PS për pagat e magjistratëve. PD thotë se duhet të vijojë konsultimi me sistemin e drejtësisë, në një kohë kur magjistratët e kanë kundërshtuar propozimin e PS. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Share Ora 09:10 Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Lamallarit si Ministër i Brendshëm dhe emërimin e Ervin Demos Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e Besfort Lamallari nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.Po sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi emërimin e Ervin Demo në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.Lajm në përditësim….Foto: Dokumenti për dekretimin e Ervin Demos si Ministër i BrendshëmFoto: Dokumenti për shkarkimin e Lamallarit Share SI.E./ReportTv.al Kuvend 17 shtator 2026 pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 88.7% Nuk e di 5.3% Vota total: 1745 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?