Lajme Zone
Sot është koha që shqiptarët të njihen edhe me vilat e Skënder Hitës
PolitikëCNA

Sot është koha që shqiptarët të njihen edhe me vilat e Skënder Hitës

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë pamje të asaj që i cilëson si vilat e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitës. Ndërsa i drejtohet policëve që sipas tij paguhen pak, nuk marrin orët shtesë, nuk marrin dietat, uniformat, por ngrejnë dorën ndaj fëmijëve, Këlliçi shkruan se Skënder Hita i urdhëron ata për të mbrojtur vilat e veta, d

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë pamje të asaj që i cilëson si vilat e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitës.

Ndërsa i drejtohet policëve që sipas tij paguhen pak, nuk marrin orët shtesë, nuk marrin dietat, uniformat, por ngrejnë dorën ndaj fëmijëve, Këlliçi shkruan se Skënder Hita i urdhëron ata për të mbrojtur vilat e veta, dhe jo rendin e sigurinë.

Nënkryetari i PD-së shton më tej se këto vila do ta çojnë dhe Hitën në SPAK dhe në arrestimin e tij.

Postimi i plotë: Sot është koha që shqiptarët të njihen edhe me vilat e Skënder Hitës

Dua ti drejtohem punonjësve të Policisë së Shtetit, atyre që paguhen më pak se çdo koleg në rajon dhe europë, atyre që nuk u paguhen orët shtesë, atyre që u vidhen dietat, uniformat, por dhe e ardhmja e fëmijëve, njësoj si ata të rinj që kanë mbushur bulevardin.

Kur të ngrini dorën kundër rinisë sot, mendoni që Skënder Hitaj nuk ju urdhëron për të mbrojtur rendin dhe sigurinë, por për të mbrojtur vilat e veta.

PO PO PO! Pikërisht këto vilat që shihni këtu në foto.

Kur ju rropateni me turne 12 orëshe, ai shton katet e vilave.

Sa për ty Skënder Hita, sot kemi vetëm një mesazh.

SPAK ndoshta nuk do të të arrestojë për dhunën kafshërore që po ushtron ndaj rinisë, për arrestimet e jashtëligjshme që po u bën minorenëve, për kriminelet me maska që ke nxjerrë rrugëve të ushtrojnë terror!

Por, të garantoj se janë këto vila që do të të bashkojnë me shokët në Durrës, shumë shpejt! Karrigja dhe kolltuku i pushtetit nuk janë të përjetshëm. Fytyra dhe cipa po.

Por këtë ju s’keni si ta kuptoni!

Ne jemi në krahë të rinisë dhe studentëve dhe koha juaj ka mbaruar! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.