Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Sot doli lidhja mes KAYO-s dhe Ergys Agasit”, Poli Hoxha: Paratë e TIMAK shkuan për fermë kuajsh! Goditja ndaj Ron Yeffet, parandalim i drejtësisë


Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka bërë një zbulim të fortë në lidhje me hetimet për kompanitë KAYO dhe TIMAK Defense, duke hedhur dritë mbi skema të mirëfillta abuzimi me fondet shtetërore dhe lidhje të dyshimta me nivelet e larta të pushtetit.

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka bërë një zbulim të fortë në lidhje me hetimet për kompanitë KAYO dhe TIMAK Defense, duke hedhur dritë mbi skema të mirëfillta abuzimi me fondet shtetërore dhe lidhje të dyshimta me nivelet e larta të pushtetit. Gjatë fjalës së tij, Hoxha u ndal te përfshirja e Ergys Agasit, duke deklaruar se sot është zbardhur hapur lidhja e tij me kompaninë KAYO, përmes një resorti të sekuestruar ku ishte investuar nga paratë e buxhetit të Mbrojtjes. “Sot u bashkua hapur Ergys Agasi me KAYO. Doli hapur lidhja. Resorti i sekuestruar nga Agasi rezulton se kishin hapur një ‘Timak Horse’ që kishte selinë atje dhe kishte investuar ndërkohë që Agasi ishte në kërkim. Kishin investuar para të marra nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për shoqërinë KAYO. Investimi për të prodhuar të ashtuquajturat armë, apo dronët që mburren, në fakt paratë kishin shkuar për resortin atje për të bërë një fermë kuajsh,” – u shpreh gazetari. Sipas Poli Hoxhës, skandali nuk ndalet me kaq. Ai zbuloi një tjetër operacion financiar të dyshimtë lidhur me mënyrën se a u përdorën pronat shtetërore si kolateral nga kompania TIMAK përpara se ajo të bëhej zyrtarisht pjesë e KAYO-s. “Nuk doli vetëm kjo. Është zbuluar një tjetër skandal. TIMAK pa u bashkuar me KAYO-n, sepse KAYO është kompani shtetërore, është futur në një tender në Ukrainë duke dhënë si kolateral ambientet e ish-Uzinës së Traktorëve, të cilat i përkisnin KAYO-s, që iu dhanë nga qeveria. Ndërkohë TIMAK nuk ishte bërë pjesë. Pra merret shkresa dhe i jepet TIMAK që ta përdorë si kolateral për t’u futur në një projekt në Ukrainë dhe TIMAK bëhet pjesë e KAYO një muaj me vonesë. Pa u bërë ende pjesë e KAYO, kishte marrë vërtetim sikur ishte pronare e tokës,” – shpjegoi Hoxha. Gazetari theksoi se ky hetim ka përmasa ndërkombëtare, pasi skemat e përfshira prekin tregtinë e armëve dhe shtete në embargo nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, duke vënë në lëvizje zyrat më kryesore të partnerëve ndërkombëtarë.

“Është një hetim i lidhur shumë edhe me ndërkombëtarët, sepse bëhet fjalë se do ndodhte një skemë me një shtet në Afrikë që është në embargo, si nga SHBA dhe BE. Kur vjen puna te trafiku i armëve, ndizen llambat e kuqe në zyrat më kryesore. Veprime të tilla nuk falen nga këto shtete. Ky është më i rëndë se pastrimi i parave,” u shpreh ai.

Në fund, Poli Hoxha bëri përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për këtë skemë, duke theksuar se SPAK ka ndërhyrë për të parandaluar një aferë të rrezikshme që mund të shtrihej edhe në sektorë të tjerë si shëndetësia apo energjia.

“Ky është rasti i parë që Rama nuk mund të flasë për kumbulla e dardha që i hahen prapa krahëve, sepse është edhe vetë iniciator dhe ka sjellë vetë Ron Yeffet në Shqipëri. Këtu SPAK duhet të reflektojë që ta mbyllë si kompani, por është ndalur, është parandaluar për herë të parë nga SPAK afera. KAYO çfarë është? Ron Yeffet çfarë është vetë? Janë shumë sektorë. Është bërë projekt për të njëjtën skemë me shëndetësinë. Ishte gati për t’u marrë gazi në Delvinë, etj. Kjo goditje që iu dha Ron Yeffet është një parandalim dhe ky duhet të jetë funksioni i drejtësisë,” përfi gazetari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb