Ndërsa qytetarët vazhdojnë grumbullimin në Sheshin “Skënderbej” në ditën e 92-të të protestës kundër qeverisë, reagimet e pjesëmarrësve pasqyrojnë vendosmërinë e tubimit. Në një prononcim për mikrofonin e News24, një e re pjesëmarrëse në shesh u shpreh se ekzekutivi po tregon shenja pasigurie dhe se përpjekjet e tij po shfaqen si reagime të dëshpëruara. “Ka përpjekje të dëshpëruara nga qeveria. Mënyra si ajo reagon, fillimisht është hequr si indiferente, por sot e shoh të trembur. I shoh si përpjekjet e fundit të një strukture në rënie që është në grahmat e fundit,” deklaroi ajo. Më tej, protestuesja nënvizoi se sipas saj, qytetarët tashmë e kanë kuptuar realitetin pas propagandës zyrtare. “Shqiptarët nuk gënjehen më. Është cjerrë maska e fasadës. Për shumë vite është qeverisur vetëm përmes një ambalazhi, ndërkohë që brenda gjithçka ka qenë e kalbur,” përfi e reja për mediat. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
