Lajme Zone
Sot aktgjykimi për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkoi edhe 6 vite burg për pengim të drejtësisë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sot aktgjykimi për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkoi edhe 6 vite burg për pengim të drejtësisë

Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij për pengim të dyshuar të drejtësisë.

Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij për pengim të dyshuar të drejtësisë. Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu.

Të pesë të akuzuarve u është kërkuar të jenë fizikisht të pranishëm në seancë, e cila zakonisht transmetohet me dhjetë minuta vonesë.

Prokuroria i akuzon për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Thaçi, i dënuar në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte, përballet me mundësinë e një dënimi tjetër, pasi Prokuroria ka kërkuar edhe gjashtë vjet heqje lirie për pengim të drejtësisë.Rel/ Top Channel