Brenda ditës së sotme, bizneset duhet të dorëzojnë online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2025. Qendra kombëtare e Bizneset njofton bizneset se do të përballen me penalitete nëse nuk dorëzojnë në kohë bilancet e vitit të kaluar. Gjoba për mosdorëzim është 60 mijë lekë. LEXO edhe...Bizneset e reja rriten me 7.5% në 6-mujorin e parë, shtohen edhe regjistrimet me kapital të huaj Dorëzimi i tyre mund të behet online në e-Albania, ku janë të sqaruar hapat që duhen ndjekur nga subjektet. Detyrimin për dorëzimin e bilancit, e kanë Shoqëritë tregtare (sh.p.k, sha), Organizatat jofitimprurëse nëse ushtrojnë veprimtari ekonomike, të ardhurat personale biznesore në rastet kur qarkullimi vjetor i tyre është mbi 5 milionë lekë si dhe Shoqëritë e huaja të regjistruara në Shqipëri. NJOFTIMI I QKB Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njofton të gjitha subjektet tregtare, që janë të detyruara të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore (bilancin) për vitin 2025, ti depozitojnë brenda datës 31 Korrik 2026, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dorëzimi kryhet në mënyrë elektronike në portalit zyrtar e-albania përmes shërbimit: Mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar. Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumentave është e detyrueshme, përfshin: Pasqyrat financiare vjetore; Raportin e ecurisë së veprimtarisë; Raportin e auditimit; Në zbatim të legjislacionit në fuqi, detyrimin për raportimin/dorëzimin e pasqyrave financiare e kanë subjektet, që kanë përgjegjësi tatimore për “Tatimin mbi fitimin korporativ” ose “Tatimin mbi të ardhurat personale biznesore”, në rastet kur qarkullimi vjetor i tyre është mbi 5 milionë lekë. SI.E./ReportTv.al QKB bizneset Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 52.3% 100 bashki (PD) 11.4% 61 bashki (si sot) 36.4% Vota total: 44 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?

