Lajme Zone
Sot 73 ditë protestë, revolta vazhdon!
PolitikëPamfleti

Sot 73 ditë protestë, revolta vazhdon!

Por këtë herë një prej mesazheve përcakton edhe atë që protestuesit paralajmërojnë për ditën e 74-t: “Shifna n’shesh! Nesër edhe më shumë”.

Protesta e 73 Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka mbërritur në ditën e 73-të 73 ditë protestë dhe qytetarët që kundërshtojnë qeverinë e Edi Ramës nuk po japin shenja tërheqjeje. Edhe mbrëmjen e sotme, protestuesit dolën në shesh me pankarta që e drejtojnë akuzën te qeveria dhe kërkesën për veprim te SPAK.

Por këtë herë një prej mesazheve përcakton edhe atë që protestuesit paralajmërojnë për ditën e 74-t: “Shifna n’shesh! Nesër edhe më shumë”.

Në një tjetër pankartë, numri 73 shoqërohet me mesazhin: “Heshtja nuk është zgjedhje”.

Qytetarët e kanë lidhur protestën edhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Me hajdutë në qeveri, s’ka BE për Shqipëri!”, shkruhet në një prej pankartave të fotografuara në shesh.

Një tjetër e formulon të njëjtën kërkesë edhe më drejtpërdrejt: “Hajdutët në burg, jo në Evropë!”

Mesazhet nuk drejtohen vetëm ndaj qeverisë. Protestuesit kërkojnë përgjigje edhe nga SPAK.

“Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh! SPAK: Drejtësi apo amnisti?”, shkruhet në pankartën që qytetarët kanë ngritur gjatë protestës së kësaj të marte. Pas 73 ditësh, pikërisht vazhdimësia përbën elementin kryesor të protestës. Qytetarët që kanë dalë në shesh nuk po shpallin mbylljen e saj. Përkundrazi, pankarta e 11 gushtit përcakton edhe takimin e radhës: “Nesër edhe më shumë”.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pse Shqipëria mund ta humbasë arbitrazhin e Aeroportit të Vlorës?! 11 Gusht 2026, 19:1719:17Aktualitet Vapa nuk i ndahet Italisë/ Një tjetër valë përvëluese, termometri deri në 39°C 11 Gusht 2026, 18:4018:40Aktualitet Diaspora “zbarkon” në Tiranë, aktivisti paralajmëron protestë masive më 14, 15 dhe 16 gusht 11 Gusht 2026, 18:0018:00Aktualitet KASH reagon ndaj Vuçiçit: Uji s’mund të përdoret si presion politik, SHBA-BE të ndërhyjnë! 11 Gusht 2026, 17:3717:37Aktualitet Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezikohen banesat dhe hotelet pranë! 11 Gusht 2026, 17:0817:08Aktualitet Zjarret “pushtojnë” vendin/ 8 vatra aktive në 5 qarqe, flakët rikthehen në Dajt e Patos, digjet pylli në Lurë 11 Gusht 2026, 16:3216:32Aktualitet