Paris SG mund të bëhet sonte skuadra e dytë në histori pas Real Madrid që fiton dy herë radhazi Superkupën e Evropës. Francezët fitues të Champions League do të diskutojnë sonte në Salzburg trofeun kundër Aston Villa-s, që në maj mposhti Freiburg në finalen e Europa League. Francezët e drejtuar nga Luis Enrique konsiderohen favoritë përballë anglezëve, por kanë shumë dyshime në formacion për shkak se lojtarët janë bashkuar me vonesë si pasojë e Botërorit. Nuk dihet nëse sonte do të luajnë lojtarë si Dembele, Barcola, Doue, Fabian Ruiz, Ashraf Hakimi, Lucas Hernandez dhe Zaire-Emery. Megjithatë duket i sigurtë debutimi i Maghnes Akliouche në krahun e djathtë të sulmit pas blerjes nga Monaco, por edhe Lucas Digne i ardhur nga Aston Villa. LEXO edhe...SHBA i mohoi vizën për të qenë në Botëror, Omar Artan hyn në histori! I pari jo evropian i cili arbitron Superkupën e Evropës Anglezët kanë humbur gjithashtu lojtarë të rëndësishëm në merkato si Morgan Rogers i cili u largua te Chelsea për 138 milionë euro, por edhe Tielemans i cili shkoi te Manchester United. Edhe pse është afruar Johan Manzambi pas shkëlqimit në Botëror zvicerani do mungojë për shkak dëmtimi. Trajneri i Aston Villa-s Unai Emery më herët ka drejtuar Paris SG, ndërsa ky është sezoni i katërt në krye të anglezëve. Në 3 raste të mëparshme ai ka dështuar të fitojë Superkupën, ndërsa Luis Enrique i Paris SG ia ka dalë në dy raste që ka marrë pjesë. Megjithatë ndeshja e fundit mes Aston Villa-s dhe Paris SG në Champions League është fituar 3-2 nga anglezët, por më tej u kualifikua Paris SG si pasojë të fitores në ndeshjen e parë çerefinale. Interesant edhe fakti që finalen e Superkupës për herë të parë e gjykon një arbitër jo evropian. Omar Artan nga Somalia ka marë besimin për këtë ndeshje, pasi iu premtua nga UEFA ditën që SHBA nuk e la të futej në territorin e saj, duke i hequr mundësinë për të arbitruar në Botëror. Ne.k./ReportTv.al Paris SG superkupa e evropes aston villa Luis Enrique Unai Emery Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.3% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 2987 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

