Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ ‘7 Ditët e Krijimit’ në Muzeun Arkeologjik të Durrësit! ‘Traditë, shije dhe takim mes brezash’ në Rrashbull
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ ‘7 Ditët e Krijimit’ në Muzeun Arkeologjik të Durrësit! ‘Traditë, shije dhe takim mes brezash’ në Rrashbull

Sonte në kinema “Republika” në Shkodër, zhvillohet “Wave Fest”, një mbrëmje muzikore që do të sjellë në skenë Ghetto Geasy, Majk, DJ Gimbo dhe DJ Fanatek.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. “7 DITËT E KRIJIMIT”, PERFORMANCË SKENIKE NESËR NË DURRËS LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Festa ‘Takim brezash’ në Divjakë, muzikë live dhe argëtim! ‘Perseidët 2026’ në Gramsh “7 Ditët e Krijimit”, një vepër nga Met Dervishi është performanca që do të shfaqet nesër, më 13 gusht, në orën 20:00 në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Performanca, e cila do të zhvillohet me praninë e veçantë të aktores Yllka Mujo, është ndërtuar mbi shtatë poema dhe shtatë aktorë dhe sjell një reflektim skenik mbi botën që po ndërtojmë dhe njeriun që rrezikojmë të humbasim. 2. “PORTO PALERMO FESTIVAL”/ NESËR, NJË MBRËMJE ME PONIN Porto Palermo Festival vijon me edicionin e tij të gjashtë, duke sjellë muzikë dhe atmosferë festive në një prej destinacioneve më të veçanta të jugut. Mbrëmjen e nesërme, për publikun do të interpretojë Poni, e cila do të sjellë tinguj të traditës dhe një atmosferë festive mes të pranishmëve. 3. “FEST FOLK 2026”, ANSAMBLI KOMBËTAR VAZHDON TURNEUN NË VEND Pas ndalesave në Sarandë, Laç dhe Durrës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore vijon turin në qytete të ndryshme të Shqipërisë me “Fest Folk 2026”. Nesër ansambli do të jetë në Gjirokastër, ndërsa deri më 24 gusht turi do të vijojë edhe në Vlorë, Vajzë, Berat dhe Fier. 4.“WAVE FEST” ME GHETTO GEASY, MAJK, DJ GIMBO & DJ FANATEK Sonte në orën 20:30, në kinema “Republika” në Shkodër, zhvillohet “Wave Fest”, një mbrëmje muzikore që do të sjellë në skenë Ghetto Geasy, Majk, DJ Gimbo dhe DJ Fanatek. 5. “SHOW VEROR 2026”, MUZIKË, HUMOR DHE TRADITË NË ORIKUM “Show Veror 2026” sjell në Orikum artistët e Teatrit “Petro Marko” Vlorë, në një mbrëmje me ritëm, humor, këngë dhe valle. Aktiviteti do të mbahet nesër në orën 20:00 dhe të ftuar janë Parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, si dhe këngëtarja Irini Qirjako. Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe Panairi i Turizmit Familjar, Gatimeve Tradicionale dhe Punimeve të Dorës. 6. “VERË DHE PORTOKALLE”, ARGËTIM E HUMOR NË QYTETIN E GRAMSHIT “Verë dhe Portokalle” është aktiviteti që do të mbahet nesër në orën 20:00 në sheshin qendror të qytetit të Gramshit, i cili do të kthehet në një hapësirë feste dhe argëtimi. 7. “TRADITË, SHIJE DHE TAKIM MES BREZASH” NË RRASHBULL “Traditë, Shije dhe Takim mes Brezash”, një ditë festive kushtuar kulturës, gastronomisë dhe mikpritjes së Rrashbullit do të mbahet nesër në orën 19:00 në Fushën e Sportit, Xhafzotaj në Rrashbull të Durrësit. Publiku do të ketë mundësi të njohë produktet vendase, punimet artizanale dhe gatimet tradicionale, ndërsa programi do të shoqërohet me muzikë dhe aktivitete artistike. 8. “FESTA E MIQËSISË”, PESË NET ME MUZIKË DHE EMOCIONE NË FIER Nga 12 deri më 16 gusht, Sheshi Qendror i Fierit do të gjallërohet nga “Festa e Miqësisë”. Për pesë net me radhë, qyteti do të presë muzikë, emocione dhe atmosferë festive. 9. FESTA “TAKIM BREZASH” NË DIVJAKË, MUZIKË LIVE DHE ARGËTIM Sonte në orën 21:00 në Çermë Sektor në Divjakë, zhvillohet festa “Takim Brezash”, një mbrëmje që do të bashkojë muzikën, vallet dhe atmosferën festive. I ftuari special i mbrëmjes është këngëtari Sokol Fejza. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.3% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 2987 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?