Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, duket se po shijon ende ditët e nxehta të shtatorit, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa foto nga pushimet.
Soni shfaqet në disa poza, herë në ambientet e hotelit dhe herë buzë detit, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj dhe format trupore.
E veshur me bikini me ngjyra, këngëtarja duket në super formë, ndërsa fotot e fundit kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Soni Malaj është një prej artisteve shqiptare që prej vitesh komentohet jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin dhe kujdesin ndaj paraqitjes. Edhe këtë herë, ajo ka zgjedhur të ndajë momente nga pushimet, duke treguar se vera për të ende nuk ka përfunduar.
Fotot e këngëtares kanë marrë reagime të shumta, ndërsa Soni duket se po shijon në maksimum arratisjen e saj buzë detit.

