Lajme Zone
“Sondazhet e fundit të PS-së tregojnë rënie të mbështetjes në 29%”, Berisha: Rama është nën partinë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Sondazhet e fundit të PS-së tregojnë rënie të mbështetjes në 29%”, Berisha: Rama është nën partinë

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference me gazetarët se, sipas tij, sondazhet e fundit të brendshme të Partisë Socialiste tregojnë një rënie të mbështetjes për PS-në në 29 për qind.

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference me gazetarët se, sipas tij, sondazhet e fundit të brendshme të Partisë Socialiste tregojnë një rënie të mbështetjes për PS-në në 29 për qind. Berisha pretendoi gjithashtu se në këto sondazhe Edi Rama renditet nën nivelin e mbështetjes së Partisë Socialiste. Ai tha se bëhet fjalë për sondazhe të kryera nga vetë PS-ja dhe se rezultatet kanë shkaktuar shqetësim brenda partisë.

“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale.

Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.

Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm”. u shpreh Berisha. Top Channel