Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin pas përfundimit të mandatit të tij trevjeçar. Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, ndërsa mandati i tij përfn më 17 tetor të këtij viti. Procedura e re është hapur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit, sipas parashikimeve ligjore. Sokol Sadushi- kreu i Gjykatës së Lartë “Ftohen të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që plotësojnë kriteret ligjore për t’u zgjedhur Kryetar dhe që dëshirojnë të kandidojnë, të paraqesin shprehjen e interesit.” LEXO EDHE:‘Demokratët Europianë’: Qëndrimi në paraburgim i Veliajt, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti i masës së sigurisë, në raport me mandatin e tij si kryebashkiak Gjyqtarët e interesuar duhet të dorëzojnë kandidaturat deri më 11 shtator 2026. Secili kandidat duhet të paraqesë kërkesën me shkrim dhe platformën personale për mënyrën se si synon ta drejtojë institucionin më të lartë të pushtetit gjyqësor. Pas mbylljes së kandidimeve, procedura do të vazhdojë sipas rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2023.Kryetari zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mes anëtarëve të saj dhe me votim të fshehtë. Sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. Kryetari i ri pritet të nisë ushtrimin e detyrës më 18 tetor 2026, një ditë pas përfundimit të mandatit të Sokol Sadushit, me qëllim që të mos krijohet ndërprerje në drejtimin e Gjykatës së Lartë. Sadushi do të vijojë të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë deri në vitin 2029 pasi është emëruar si gjyqtar në 2020 dhe mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë zgjat 9 vjet. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: gjykata e larte sokol sadushi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5620 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
