Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish protestuesit ditën e sotme për dialog. Para Kryeministrisë është vendosur sërish sofra e gurtë, mbi të cilën ka disa letra me mbishkrimin ‘dialog’. LEXO edhe...Qeveria mblidhet sot për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetit 2027! Nga rritja e TVSH-së në 21%, te ndryshimet në tatimin për bizneset, si pritet të ndikojnë vendimet te shqiptarët Njësoj si 2 ditët e fundit, në bulevard ndodhet vetëm sofra e gurtë, pa karriget që vendoseshin më parë rrotull saj, pasi protestuesit për disa ditë me radhë i thyenë e dogjën ato. Ftesa e sotme e Ramës për dialog vjen pasi protesta gjatë dy ditëve të fundit është zbehur dhe ka pësuar një ulje të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve. Dje në bulevard ishin vetëm një grusht njerëzish, të cilët tentuan të kryenin akte dhune, duke i vënë flakën një peme dhe duke djegur më herët kartonë te Ministria e Arsimit. Shefi i Qeverisë prezantoi pak ditë më parë paketën e masave anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve dhe gjobave për protestuesit e dhunshëm, por edhe për ata që marrin pjesë në tubime të dhunshme. R.Xh/ReportTv.al Tirane proteste protestat kunder qeverise qeveria edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.7% Jo 22.2% Nuk e di 3% Vota total: 3279 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
