Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“S’na duhen ‘koka turku’, por pasuritë e sekuestruara!”/ A do të rëndohet pozita e Ballukut? Artan Hoxha: Ka rrethana të tjera që Rama mbron Ballukun. Ja çfarë pritet të bëjë SPAK


Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me moderatore Nisida Tufën, situatën e krijuar rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe hetimeve të SPAK.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me moderatore Nisida Tufën, situatën e krijuar rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe hetimeve të SPAK. Hoxha tha se në rastet e zyrtarëve të lartë, fokusi nuk duhet të jetë vetëm tek arrestimi apo dënimi me burg, por tek gjurmimi i pasurive dhe parave që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, nëse një zyrtar dënohet, por pasuritë nuk preken dhe paratë nuk gjenden, atëherë qytetarët nuk kanë përfituar realisht. Duke iu referuar çështjes së ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Hoxha theksoi se SPAK ndodhet përballë një situate të ndërlikuar dhe se, sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur Ballukun. “Përgjithësisht unë me politikanët nivelit të lartë nuk prevaloj shumë nga fakti që ata duhet t’i arrestosh dhe ti çosh në paraburgim. Jo! Ata duhet t’i hetosh dhe të gjesh ku i kanë çuar paratë se ato i interesojnë qytetarëve. Se po ta çosh në burg ti, prapë me lekë tona do rrinë ata. Dhe nëse ti e çon në burg dhe ai merr një dënim minimal dhe ti s’i prek pronat dhe ti s’i gjen dot asgjë. Çfarë fituam ne?! Çfarë fituam ne?! Thjesht shitëm ca “koka turku” për të vazhduar ai i madhi. Pra dhe në rastin konkret më shumë sesa arrestim, unë shoh për shembull SPAK ka një gjë të qartë. Nuk i drejtohet dot parlamentit sepse thotë: parlamenti do më refuzojë! Ndaj dhe prandaj nuk ishte drejtuar më parlamentit. Por sigurisht hetimi ka një afat dhe ata brenda atij afati do të shkojnë në gjykim dhe zonja Balluku do t’i nënshtrohet gjykimit. Patjetër që zoti Rama e ka mbrojtur zonjën Ballukut si askënd tjetër më parë. Ka rrethana, ka të tjera të cilat nuk po i përmend për momentin, janë shpejtë akoma t’i themi, po ka rrethana të tjera që bëjnë Ramën që ta mbronte Ballukun. Pra si të them politikisht thua se janë të pakonfirmuar. Nuk, nuk mund të thuhen akoma tani. Balluku është akoma e fuqishme në terren, pra ku ajo ka ndikimin e vetë, ka njerëzit e vetë, ku ajo nuk e ka humbur staturën e vetë siç e humbën të tjerët. Për shembull, ne e pamë Ben Ahhmetaj në një ceremoni para bashkisë së Tiranës atëherë ku të gjithë morën lopatë për të mbjell një fidan. Benit si dhanë lopatë.

Pra të gjithë kishin lopatë, e bën pis atë lopatën. Kurse në rastin konkret Belinda ka ekskavator, nuk ka lopatë. Pra ka eskavator. Për sa kohë që eskavatori i saj do jetë i ndezur, ai burri atje e ka këtë gjë parasysh dhe ajo ka një lloj mbrojtje, por kjo nuk zgjidh problemin. Se shiko, Belinda nuk është thjesht Belinda. Belinda është përfaqësuesja e një grupi të madh interesash politike, ekonomike dhe me radhë. Pra, Belinda duhet të zgjidhë hallën e vet personal. Unë këtu ja kam frikën kryeministrit se nëse ai do të rrezikohet dhe ai do të gjejë mekanizmin po aty pastaj Belinda në fund të fundit dhe nënë me fëmijë. E keni gjë parasysh që më shumë sesa burgu, thashë unë nuk jam për burgun po jam pas dënimit jo t’i fusim burg para se t’i dënojmë. Qytetarëve nuk e intereson fati personal i saj, por ku kanë shkuar këto paratë?!”, tha Hoxha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Artan Hoxha