Lajme Zone
“Sky News”: Humbja e republikanëve mban firmën e Trump, dy vite mospërputhjeje i kushtuan shtrenjtë partisë!
BotëBalkanWeb

“Sky News”: Humbja e republikanëve mban firmën e Trump, dy vite mospërputhjeje i kushtuan shtrenjtë partisë!

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mban edhe firmën personale të presidentit Donald Trump. Ky është vlerësimi i Sky News në analizën e saj të rezultateve zgjedhore, ku theksohet se dy vite politikash kontradiktore, mungesë disipline dhe shkëputje nga shqetësimet e qytetarëve i kanë kushtuar shtrenjtë Partisë Republikane.

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mban edhe firmën personale të presidentit Donald Trump. Ky është vlerësimi i Sky News në analizën e saj të rezultateve zgjedhore, ku theksohet se dy vite politikash kontradiktore, mungesë disipline dhe shkëputje nga shqetësimet e qytetarëve i kanë kushtuar shtrenjtë Partisë Republikane. Korrespondenti i Sky News në Uashington, Mark Stone, e përshkruan rezultatin si një referendum për lidershipin e Trump dhe drejtimin e presidencës së tij. “Këto zgjedhje ishin vërtet një referendum mbi lidershipin dhe krizën e Trump. Ky është një cunami blu. Kjo është humbja e Trump. Përgjegjësia është e tij”, shprehet Stone në analizën e tij. Sipas korrespondentit, Trump kishte mundësinë të shfrytëzonte fitoren e tij presidenciale të vitit 2024 për të ndjekur një politikë më të disiplinuar konservatore, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe fiskal. Në vend të kësaj, sipas analizës së Sky News, presidenti zgjodhi një kurs politik që i çoi përplasjet në kufijtë e tyre, nga ekonomia dhe emigracioni deri te politika e jashtme. “Ishin dy vjet mospërputhjeje, mungesë të plotë disipline dhe mungesë të plotë empatie për atë që po ndiente populli amerikan. Kjo i kushtoi shtrenjtë Partisë Republikane”, thuhet në komentet e korrespondentit.

Analiza ngre gjithashtu pikëpyetje për besnikërinë e gjatë të republikanëve ndaj Trump. Për më shumë se një dekadë, një pjesë e madhe e partisë e ka mbështetur pa rezerva presidentin, por rezultatet e fundit mund të nxisin diskutime të reja brenda kampit republikan për përgjegjësinë e tij politike.

“Ne, populli, nuk po dëgjohemi”

Një nga elementët që Sky News veçon është pakënaqësia e votuesve që dikur kishin qenë mbështetës të Trump.

Korrespondenti kujton një bisedë të zhvilluar dy muaj më parë me një fermer në Teksas, i cili i kishte thënë: “Ne, populli, nuk po dëgjohemi”.

Fermeri kishte votuar për Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por kishte shprehur zhgënjimin e tij me drejtimin e administratës. Sipas Stone, kjo ndjenjë pakënaqësie ishte e pranishme edhe te qytetarë të tjerë që më parë kishin besuar te presidenti amerikan.

Fitorja në Teksas, simbol i ndryshimit politik

Një tjetër zhvillim që korrespondenti e cilëson si tërmet politik është fitorja e demokratit James Talarico në Teksas.

Ish-mësuesi pritet të përfaqësojë shtetin në Senatin amerikan, një rezultat me rëndësi të veçantë për demokratët, pasi Teksasi është konsideruar për dekada si një bastion i republikanëve.

“Një demokrat nga Teksasi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Kjo është një frazë që kap fitoren e Partisë Demokratike sonte”, thekson analiza e Sky News.

Rezultatet e zgjedhjeve kanë hapur kështu një debat të ri mbi të ardhmen politike të Trump dhe marrëdhëniet e tij me Partinë Republikane. Humbja e kontrollit të Kongresit mund të sjellë jo vetëm pengesa për agjendën e presidentit, por edhe një rishikim të strategjisë së republikanëve për periudhën e mbetur të mandatit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Donald Trump SHBA