Lajme Zone
Vrau nënën me 10 goditje thike në Itali, kush është 21-vjeçari shqiptar që dukej si i mirë
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau nënën me 10 goditje thike në Itali, kush është 21-vjeçari shqiptar që dukej si i mirë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Chiari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha. Krimi i rëndë ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin shqiptar në zonën e Brescias, ku familja ishte e njohur prej vitesh.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Chiari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha. Krimi i rëndë ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin shqiptar në zonën e Brescias, ku familja ishte e njohur prej vitesh.

Ajo që e bën edhe më tronditëse ngjarjen janë dëshmitë e personave që kishin njohje me të riun. Ata e përshkruajnë Eduartin si një djalë të qetë, të sjellshëm, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në punë, duke thënë se nuk kishin vënë re asgjë që mund të paralajmëronte një tragjedi të tillë.

Sipas raportimeve të gazetës italiane “Giornale di Brescia”, 21-vjeçari është paraqitur vetë në një stacion të karabinierëve në Cremona, me rroba të mbuluara nga gjaku, ku ka pranuar se kishte vrarë të ëmën.

“Kam vrarë mamanë, e gjeni në shtëpi”, mësohet t'u ketë thënë ai efektivëve, përpara se të mos jepte më shpjegime.

Pas këtij njoftimi, karabinierët kanë mbërritur në banesën e familjes, në rrugën Via Tagliata në Chiari, ku kanë gjetur të pajetë 39-vjeçaren. Nga këqyrjet paraprake dyshohet se gruaja është goditur rreth dhjetë herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit.

Pas krimit, i riu është larguar nga banesa dhe ka qëndruar për disa orë larg saj, deri në momentin kur ka vendosur të dorëzohet në polici.

“Ishte një djalë shembullor”, çfarë thonë personat që e njihnin

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe edhe mes shqiptarëve që jetojnë në Chiari. Dennis Beqiri, kreu i shoqatës së shqiptarëve në këtë qytet dhe pronar i një agjencie imobiliare ku Eduart Xhani kishte kryer praktikën shkollore, ka rrëfyer përshtypjet që i kishte lënë i riu gjatë kohës që kishte punuar pranë tij.

Sipas Beqirit, Eduarti ishte një djalë me sjellje të mira, serioz dhe i respektuar, i cili kishte krijuar një imazh mjaft pozitiv.

“Eduarti ishte një djalë shumë i mirë, i edukuar, serioz, një shembull për komunitetin”, është shprehur ai për mediat italiane.

Duke kujtuar periudhën e praktikës, Beqiri ka treguar se 21-vjeçari shquhej për korrektësinë dhe përkushtimin në detyrat që i besoheshin.

“Ishte gjithmonë i përpiktë, i buzëqeshur dhe korrekt. Isha i bindur se do të bënte karrierë”, ka deklaruar ai.

Nga shkolla në punë në fabrikë, jeta e 21-vjeçarit

Eduart Xhani kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës, ndërsa arsimin e kishte ndjekur në Institutin Einaudi. Në periudhën e fundit ai ishte punësuar si punëtor në një fabrikë në zonë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Chiarit, Gabriele Zotti, i cili e ka cilësuar atë një tragjedi të vështirë për t'u kuptuar, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një familje të integruar në komunitetin lokal.

“Është një ngjarje e pashpjegueshme, që ngre një pikëpyetje të madhe. Bëhet fjalë për një familje të njohur dhe të integruar në territorin tonë, ku komuniteti shqiptar ka një prani të konsiderueshme”, ka deklaruar Zotti.

Ai ka bërë gjithashtu të ditur se dy vëllezërit e viktimës janë të angazhuar në sektorin e ndërtimit dhe njihen në zonë si njerëz punëtorë. Kryebashkiaku ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët e 39-vjeçares.

Hetimet vijojnë, ende pa një motiv për vrasjen

Ndërkohë, autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun që çoi në këtë krim brenda familjes.

Sipas burimeve të cituara nga mediat italiane, gjatë marrjes në pyetje Eduart Xhani ka komunikuar me vështirësi dhe nuk ka arritur të japë një shpjegim për motivet që e shtynë të kryente vrasjen.

“Ka folur me vështirësi dhe nuk ka sqaruar”, kanë bërë të ditur burime pranë hetimit.

Ekspertët e karabinierëve kanë kryer këqyrjen e banesës ku jetonin nëna dhe i biri, ndërsa një nga elementet që mbetet për t'u sqaruar është edhe vendndodhja e armës së krimit. Thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja ende nuk është gjetur.

Me urdhër të prokurores Laura Matrone në Brescia, ndaj 21-vjeçarit është vendosur masa e ndalimit. Rreth 12 orë pas vetëdorëzimit, ai është transferuar në burgun Canton Mombello, ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.