Një skifter i rritur në Kanada është shitur për 346 mijë dollarë në një ankand ndërkombëtar në Arabinë Saudite, duke u bërë shpendi me çmimin më të lartë të këtij viti dhe i dyti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në këtë aktivitet. Skifteri, i rritur në një fermë në provincën Ontario, u shit për 1.3 milionë rialë sauditë gjatë ankandit të organizuar nga Qendra Kombëtare e Skifterëve në Malham, rreth 65 kilometra në veri të Riadit. Ankandi nisi me një çmim fillestar prej 200 mijë rialësh sauditë, ose rreth 53 mijë dollarë, por interesi i blerësve e çoi vlerën përfundimtare në 346 mijë dollarë. LEXO edhe...Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet paktit të mbrojtjes Turqi-Arabi Saudite-Pakistan! Mbyllja e Hormuzit nuk i shërben interesave të askujt Bëhet fjalë për një skifter të ri të speciet gyrfalcon (skifteri verior), hibrid me tre të katërtat e kësaj race dhe me ngjyrë pothuajse tërësisht të bardhë. Bwhet fjalw pwr një nga racat më të vlerësuara të skifterëve, i cili fiton automatikisht të drejtën për të marrë pjesë në garat prestigjioze të skifterëve, ku fondi i çmimeve arrin në 12.5 milionë dollarë. Rekordi i ankandit mbetet ai i vitit 2021, kur një tjetër skifter i së njëjtës racë u shit për 467 mijë dollarë. Skifterët zënë një vend të veçantë në kulturën e Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit. Për shekuj me radhë, ata janë përdorur në gjuetinë tradicionale me skifter (falconry), një traditë e lidhur me jetën e beduinëve në shkretëtirë dhe që sot njihet nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale. Edhe pse gjuetia nuk është më arsyeja kryesore e përdorimit të tyre, skifterët vijojnë të konsiderohen simbol prestigji dhe statusi. Pronarët investojnë shuma të mëdha për blerjen, stërvitjen dhe kujdesin ndaj tyre, ndërsa në Arabinë Saudite organizohen rregullisht gara dhe ankande ku shpendët më cilësorë arrijnë vlera prej qindra mijëra dollarësh. U.D/ReportTv.al skifter zogj shpend Arabia Saudite Ankand Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 24.6% Social media 17% Vota total: 1254 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

