Shkruhet historia për sportin shqiptar. Lara Colturi ia ka dalë me sukses në Kupën e Botës në ski, duke fituar për herë të parë një garë të këtij niveli në disiplinën e sllallomit në Gurgl të Austrisë. Skiatorja 20-vjeçare, që garon nën flamurin shqiptar, la pas dy sportiste suedeze, Sara Hector dhe Anna Sëenn Larsson, për të siguruar vendin e parë në podium. Gjithçka u vendos pas dy zbritjeve, ku Colturi tregoi nivel të lartë dhe arriti të përmbysë pozicionin e saj pas paraqitjes së parë, duke marrë fitoren që kishte kërkuar prej kohësh. Por suksesi në Austri nuk është i vetmi lajm i madh. Me këtë rezultat, Lara ka marrë edhe kreun e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës. Një arritje që e vendos emrin e Shqipërisë në qendër të vëmendjes së skive ndërkombëtare dhe që konfirmon se Lara Colturi është tashmë një emër për t’u ndjekur në garat më të rëndësishme të sezonit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

