Mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht në një moment kur në kupolën e Policisë së Shtetit flitet për lëvizje të mundshme pas arrestimit të Ergys Agasit. Deri tani, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për mungesën e Hitës, edhe pse në media qarkullon informacioni se Hita ndodhet në Hagë, në Holandë, në kuadër të një vizite të planifikuar më herët, ku po zhvillon takime me drejtues të strukturave policore europiane. I njëjti informacion thotë se në vizitë ndodhet edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga.
Sipas burimit jozyrtar, takimet lidhen me bashkëpunimin policor, shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin me strukturat e vendeve të Bashkimit Europian në luftën kundër krimit të organizuar.
Megjithatë, për momentin kjo mbetet një e dhënë e pakonfirmuar zyrtarisht, nderas Policia e Shtetit nuk ka njoftuar për një vizitë të Hitës në Hagë dhe as për axhendën e tij jashtë vendit.
Mungesa e kreut të Policisë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare merr vëmendje të veçantë edhe për shkak të zhvillimeve të fundit. Arrestimi i Ergys Agasit dhe largimi nga detyra i ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, kanë ushqyer diskutimet për një ristrukturim të mundshëm në nivelet e larta të Policisë së Shtetit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

