Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zbritur në terren, ku situata gjatë protestës është tensionuar sërish. Prania e kreut të Policisë vjen në një moment kur efektivët janë përballur me protestuesit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë dhe nga ana e protestuesve janë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit.
Skënder Hita është shfaqur edhe ditët e tjera në protestë. Top Channel

