Dua Lipa është një nga emrat kryesorë që pritet të ngjitet në skenën e festivalit të famshëm Coachella në vitin 2027. Sipas TMZ, këngëtarja shqiptare me famë botërore është në fazën përfundimtare të marrëveshjes për pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje madhështore muzikore, e cila çdo vit mbledh artistët më të njohur ndërkombëtarë. LEXO edhe...Shiste çanta, veshje dhe aksesorë me emrin e saj pa leje, Dua Lipa çon në gjykatë tregtarin! Këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore Përkrah Duas, pjesë e festivalit pritet të jenë edhe SZA dhe Tame Impala, të cilët gjithashtu janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjeve me organizatorët. Ndërkohë, organizatorët kanë tentuar të sigurojnë edhe pjesëmarrjen e grupeve BTS dhe Rage Against the Machine, por të dyja kanë refuzuar ftesën. Coachella 2027 do të mbahet në Indio të Kalifornisë, gjatë dy fundjavave, më 9–11 dhe 16–18 prill, ndërsa lista e plotë e artistëve do të bëhet publike së shpejti. Edicioni i këtij viti solli në skenë emra të mëdhenj si Justin Bieber, Sabrina Carpenter, Karol G dhe KATSEYE, duke e konfirmuar edhe një herë Coachella-n si një nga festivalet më prestigjioze të muzikës në botë. Pjesëmarrja e pritshme e Dua Lipës në edicionin e ardhshëm përbën një tjetër arritje të rëndësishme për artisten shqiptare në skenën ndërkombëtare. P.J/ReportTv.al dua lipa Coachella Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.4% Jo 41.5% Nuk e di 8.1% Vota total: 631 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

