Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ceremonia mortore do të mbahet pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, nga ora 11:00 deri në 13:00. Familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të jetës politike e publike do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit dhe të nderojnë figurën e tij. Pas përfundimit të homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku Bashkim Zeneli do të përcillet për në banesën e fundit. LEXO edhe...Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, reagon Veliaj: Shqipëria humbi një diplomat të shquar dhe intelektual brilant Zeneli la pas një karrierë të gjatë në gazetari, politikë dhe diplomaci. Ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, ishte deputet i Kuvendit dhe një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste. Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në politikën e jashtme, gazetari dhe çështjen kombëtare. P.J/ReportTv.al bashkim zeneli Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.6% Nuk e di 8% Vota total: 634 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

