Lajme Zone
Skema, artistët mund të lënë skenën në 47 vjeç, shteti paguan 70% të pagës për 5 vjet
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Skema, artistët mund të lënë skenën në 47 vjeç, shteti paguan 70% të pagës për 5 vjet

Për pesë vitet e para, artisti do të marrë 70% të pagës bruto mujore që ka përfituar në muajin e fundit të punës. Pas pesë vjetësh, pagesa do të jetë 50% e pagës neto mujore të referencës për profesionin dhe kategorinë përkatëse, deri në lindjen e së drejtës për pension.

Artistët e institucioneve publike të artit dhe kulturës mund të kalojnë në një skemë të posaçme financiare përpara moshës së pensionit, sipas një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, i cili parashikon pagesë mujore nga shteti dhe mbulim të kontributeve shoqërore e shëndetësore. Një nga risitë kryesore të draftit është se për akrobatët, balerinët dhe valltarët e drejta për këtë trajtim mund të lindë që në moshën 47 vjeç, nëse kanë të paktën 15 vite performancë skenike dhe 15 vite sigurime shoqërore. Për këngëtarët lirikë-solistë dhe koristët kufiri i moshës vendoset në 57 vjeç, me kritere të ndryshme për vitet e punës dhe të sigurimit. LEXO edhe...‘Dola për një shëtitje’- Piktura bashkon 11 artistë në Korçë! Ekspozita, e frymëzuar nga jeta e përditshme e qytetit Drafti shkon përtej një pagese mbështetëse, pasi plotësimi i kushteve përcaktohet si “shkak i posaçëm ligjor për përfundimin e marrëdhënies së punës”, për efekt të kalimit të artistit në skemën financiare. Institucioni publik do të kryejë verifikimin dhe do të nxjerrë aktin për përfundimin e marrëdhënies së punës dhe nisjen e përfitimit. Për pesë vitet e para, artisti do të marrë 70% të pagës bruto mujore që ka përfituar në muajin e fundit të punës. Pas pesë vjetësh, pagesa do të jetë 50% e pagës neto mujore të referencës për profesionin dhe kategorinë përkatëse, deri në lindjen e së drejtës për pension. Relacioni i projektligjit e përshkruan skemën si një mekanizëm për të mbuluar periudhën ndërmjet përfundimit të karrierës aktive në skenë dhe pensionit, duke marrë parasysh kërkesat fizike dhe vokale të këtyre profesioneve. Kostoja e parashikuar për Buxhetin e Shtetit arrin në rreth 50.8 milionë lekë për periudhën 2027-2029. Efekti financiar është llogaritur në 36.06 milionë lekë për vitin 2027, 7.38 milionë lekë për 2028 dhe 7.37 milionë lekë për 2029. Relacioni sqaron se këto shifra mund të ndryshojnë pas konsultimit publik, nëse ndryshojnë numri i përfituesve, kriteret ose masa e pagesës. Skema nuk kufizohet vetëm te pagesa mujore. Periudha gjatë së cilës artisti merr trajtimin financiar do të njihet si periudhë sigurimi, ndërsa kontributet shoqërore dhe shëndetësore do të paguhen nga Buxheti i Shtetit. Projektligji përcakton pesë kategori përfituese: akrobatë, balerinë, valltarë, këngëtarë-solistë lirikë dhe këngëtarë-koristë, me kusht që të kenë punuar në institucione publike të artit dhe kulturës. Lista konkrete e institucioneve që do të përfshihen në skemë do të miratohet më vonë me vendim të Këshillit të Ministrave. Për këngëtarët lirikë-solistë kërkohen të paktën 20 vite performancë skenike dhe 20 vite sigurime, ndërsa për koristët kërkohen 20 vite performancë dhe 25 vite sigurime. Të dyja kategoritë mund të hyjnë në skemë nga mosha 57 vjeç. Një tjetër element i draftit parashikon që përfituesit, me kërkesë të institucionit publik, mund të angazhohen deri në 250 orë në vit pa shpërblim shtesë në aktivitete trajnuese, promovuese, artistike, kulturore ose në mentorim profesional. Ky angazhim nuk do të konsiderohet marrëdhënie pune dhe nuk mund të përfshijë rikthimin e detyrueshëm në ushtrimin e rregullt të profesionit skenik. Projektligji parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa Këshilli i Ministrave do të ketë gjashtë muaj për miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë detajet e administrimit, financimit dhe pagesave./ Monitor Xh.K/ReportTv.al buxheti 2026 artistë Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 76% Të gabuar 20.4% Nuk e di 3.6% Vota total: 221 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?