Arabia Saudite dënoi atë që e cilësoi sulm iranian ndaj një supertankeri mbrëmjen e djeshme, që vrau dy marinarë filipinas. Riadi i bën thirrje Teheranit të ndalë përshkallëzimin dhe të respektojë sigurinë e lundrimit ndërkombëtar. Irani nuk i është përgjigjur ende akuzave saudite. LEXO edhe...Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanadaja në Londër: Duhet të jemi gati për kriza gjeopolitike Ngushtica e Hormuzit, nëpër të cilën zakonisht kalojnë një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit, është mbyllur në mënyrë efektive që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin në shkurt të këtij viti. SHBA-të dhe Irani arritën një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës dhe për të rihapur ngushticën në qershor, por ajo u prish brenda disa javësh pasi sulmet iraniane ndaj anijeve rifilluan dhe SHBA-të rivendosën bllokadën e tyre. Irani ka këmbëngulur se nuk do të heqë dorë nga kontrolli mbi rrugën ujore dhe ka shënjestruar anijet që përdorin një rrugë jugore përmes ujërave të Omanit. Pavarësisht sulmeve iraniane, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica është “e hapur” dhe ushtria amerikane ka ndihmuar anijet të lundrojnë në rrugën jugore. Lajm në përditësim... Xh.K/ReportTv.al Ngushtica e Hormuzit donald trump SHBA lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 22.4% Nuk e di 2.7% Vota total: 299 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

