Lajme Zone
Skeda/ “Kolltuku përvëlues”, nga 2013 Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm! Ervin Demo, i treti brenda një viti
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Skeda/ “Kolltuku përvëlues”, nga 2013 Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm! Ervin Demo, i treti brenda një viti

Që prej ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, kryeministri Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm. Ervin Demo, i propozuar sot në vend të Besfort Lamallarit, është i dhjeti në radhë, dhe i treti në harkun kohor të një viti. Një rekord më vete. Ministri më jetëgjatë, rezulton të ketë qenë Saimir Tahiri, emri i përzgjedhur nga Rama në qeverinë e tij të parë. Ai qëndroi në detyrë plot 3

Që prej ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, kryeministri Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm. Ervin Demo, i propozuar sot në vend të Besfort Lamallarit, është i dhjeti në radhë, dhe i treti në harkun kohor të një viti. Një rekord më vete. Ministri më jetëgjatë, rezulton të ketë qenë Saimir Tahiri, emri i përzgjedhur nga Rama në qeverinë e tij të parë. Ai qëndroi në detyrë plot 3 vjet e gjysëm dhe u largua pasi prej kohësh ishte vënë në qendër të akuzave për një tolerim të organizuar të kultivimit të kanabisit në shumë zona të vendit. LEXO edhe...‘Balluku’/ Rama: Prokurori e gjyqtari u bënë bashkë për të bërë kryeministrin, u sfidua Kushtetuta! Për Veliajn s’kam qenë dakord Rama njoftoi publikisht largimin e tij më 13 mars 2017, duke emëruar Fatmir Xhafajn, një figurë me peshë në Partinë socialiste. Ai do të qëndrojë vetëm 2 muaj në detyrë. Marrëveshja politike mes Ramës dhe Bashës, para zgjedhjeve të atij viti, i dha Partisë Demokratike disa poste në qeveri. Mes tyre dhe Ministrinë e Brendshme, ku shkoi Dritan Demiraj, një kolonel i ushtrisë. Me fitoren në zgjedhje, në qeverinë e tij të mandatit të dytë, Rama rikthen Xhafajn në ministrinë e brendshme, në shtator të 2017. Por pas pak më shumë se një viti, më 27 tetor 2018, edhe ai jep dorëheqjen. Më herët, Xhafaj, ishte gjendur nën sulmet e opozitës bazuar në një audiopërgjim që implikonte vëllanë e tij në trafik lëndësh narkotike, por që më vonë rezultoi i manipuluar. Ish deputeti demokrat u dënua me burgim për këtë çështje. Një tjetër ushtarak do të kthehet në Ministrinë e Brendshme. Rama emëron këshilltarin e tij, Sandër Lleshaj. Përplasjet me presidentin e kohës, Ilir Meta, bëjnë që Lleshaj të dekretohet si ministër më 16 nëntor 2018. Ai do të qëndrojë në detyrë pak më shumë se dy vjet. Më 16 dhjetor 2020 do të largohet me dorëheqje, pas vrasjes në Tiranë të të riut Klodian Rasha, nga një efektiv i policisë. Ngjarja provokoi protesta të dhunshme në kryeqytet. Kryeministri i rikthehet figurave politike në partinë e tij, duke zgjedhur Bledi Çuçin. Emri i tij do të rikonfirmohet si ministër i Brendshëm dhe në qeverinë e mandatit të tretë të Ramës, pas zgjedhjeve të vitit 2021. Por pas gati dy vitesh, në 8 korrik të 2023, ai do të shkarkohet papritur dhe pa ndonjë shpjegim. Në vend të tij Rama çon në ministrinë e Brendshme Taulant Ballën. Por ai do të ketë një jetë më të shkurtër. Dhe pas pak më shumë se një vit, (28 korrik 2024) edhe ai do të shkarkohet. Sërish motivet mbetën të paqarta. Këtë herë Rama ndërron strategji dhe vendos një emër pa peshë politike, Ervin Hoxhën. Ai do të qëndrojë deri në fund të mandatit qeverisës. Në kabinetin e tij të ri, pas fitores së katërt radhazi në zgjedhjet e vitit 2025, Rama do të vendosë për herë të parë një grua në krye të ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu. Por ajo do të qëndrojë vetëm 5 muaj, duke u ngjitur më pas në detyrën e zëvendëskryeministres. Eshtë 26 shkurti i këtij viti, kur Rama ndryshon thuajse gjysmën e kabinetit. Në vend të Koçiut, shkon nga ministria e Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili dekretohet më 4 mars nga presidenti Begaj. Por ndërsa për shumë vite ai kishte mbijetuar si zëvendës ministër i Brendshëm, në rolin e drejtuesit qëndroi vetëm pak më shumë se 6 muaj. Ministrat e Brendshëm në qeveritë RamaSaimir Tahiri: Shtator 2013 - Mars 2017Fatmir Xhafaj: Mars 2017 - Maj 2017Dritan Demiraj: Maj 2017 - Shtator 2017Fatmir Xhafaj: Shtator 2017 - Tetor 2018Sandër Lleshaj: Nëntor 2018 - Dhjetor 2020Bledi Çuçi: Dhjetor 2020 - Korrik 2023Taulant Balla: Korrik 2023 - Korrik 2024Ervin Hoxha: Korrik 2024 - Shtator 2025Albana Koçiu: Shtator 2025 - Mars 2026Besfort Lamallari: Mars2026 – Shtator 2026Ervin Demo: Shtator 2026 R.Xh/E.H/ReportTv.al edi rama ministri i brendshem ervin demo Besfort Lamallari saimir tahiri fatmir xhafaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 5089 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?