Lajme Zone
Skandaloze, Rama fyen rëndë fëmijët e studentët: Qenie të verbra, brumbuj, njerëz pa shkollë, nuk dijnë nga vijnë, viktima...
PolitikëSyri

Skandaloze, Rama fyen rëndë fëmijët e studentët: Qenie të verbra, brumbuj, njerëz pa shkollë, nuk dijnë nga vijnë, viktima...

Edi Rama është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në ditën e 7-të të revoltës studentore. Në një dalje publike me ministrin e Brendshëm, ku të dy kanë inkurajuar Policinë e Shtetit për dhunën ndaj studentëve dhe minorenëve, kryeministri ka vijuar fyerjet dhe sharjet ndaj studentëve.

Edi Rama është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në ditën e 7-të të revoltës studentore. Në një dalje publike me ministrin e Brendshëm, ku të dy kanë inkurajuar Policinë e Shtetit për dhunën ndaj studentëve dhe minorenëve, kryeministri ka vijuar fyerjet dhe sharjet ndaj studentëve. Me një frymëmarrje të rënduar, Rama i ka quajtur të miturit dhe studentët kapuçonë, qenie të verbra, njerëz pashkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë e as ku shkojnë, viktima, adhurues të molotovit, brumbuj.... Prej disa ditësh shqiptarët kanë parë fëmijët e tyre 13-14-15-vjeçar të dhunohen në mënyrë barbare nga policia e shtetit, të rrihen barbarisht, të sulmohen në turmë me plumba gome, të mbyten me gaz e me ujë me kimikate, tashmë e kanë të qartë se kush është frymëzuesi i akteve barbare dhe joproporcionale të policisë. Fjala e Ramës: Të himnizojë dhunën, gurin, drurin, hurin e një mase kapuçonësh të zinj, të maskuar, pas të cilëve nuk ka studentë, pas të cilave nuk ka të reja dhe të rinj që duan një qeveri më të mirë, por ka vetëm qenie të verbra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë, as ku shkojnë, viktima të shumëçkaje, të cilët adhurojnë gurin, adhurojnë molotovin, adhurojnë llastiqet me vida, me çasme që godasin kafkat e policëve, adhurojnë rrëmujën dhe kaosin, dhe pastaj u turren dyqaneve si brumbuj që brejnë jetën, brejnë djersën, brejnë gjakun e familjeve që jetojnë me ato dyqane. Si mund të përkrahet, si mund të himnizohet, si mund të adhurohet kjo masë, e cila ka nevojë për psikolog, e cila ka nevojë të trajtohet nga shoqëria si një masë njerëzore, vajzash dhe djemsh që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën, që kanë të gjitha keqkuptimet e mëdha të një kohe kur shohim në ekranin e telefonit si disa të tjerë dhe të tjera që jetojnë me online dhe bëjnë nga dhjetëra mijëra euro në muaj pa paguar asnjë taksë, mund të hanë, të pinë, të vishen e të jetojnë në luks, dhe ata pastaj përdoren nga këto forca të tjera, nga Antifa dhe nga shërbime të huaja, nga armiq të Shqipërisë, dashakeqës të Shqipërisë.