Lajme Zone
Rama publikon thirrjen e vjetër për dialog, shoqëria civile i prish skenarin: Nuk kërkuam diskutim me KM!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama publikon thirrjen e vjetër për dialog, shoqëria civile i prish skenarin: Nuk kërkuam diskutim me KM!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një deklaratë të nënshkruar nga disa organizata në vendin tonë, me synim dialogun me qeverinë. Bashkangjitur Rama i bën thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe fton për dialog pa kushte, por reagimi i tij ka nxitur kritika nga qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile. “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një deklaratë të nënshkruar nga disa organizata në vendin tonë, me synim dialogun me qeverinë. Bashkangjitur Rama i bën thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe fton për dialog pa kushte, por reagimi i tij ka nxitur kritika nga qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty”, shkruan Rama në postimin e tij, duke kërkuar njëkohësisht distancim nga dhuna, hedhja e gurëve dhe zjarrvënia e institucioneve.

Kreu i qeverisë, shkruan politiko.al, pretendon se e drejta për protestë paqësore duhet mbrojtur nga të gjithë dhe shprehet i gatshëm për dialog, kudo dhe kurdo, pa kushte. Por, pikërisht thirrja e tij për dialog është vënë në diskutim nga komentuesit, të cilët i kanë kujtuar se deklarata e publikuar nuk është e re dhe lidhet me orët e para të zhvillimit të protestave. Qytetarja: Rama, jep dorëheqjen! Një qytetare, në komentet poshtë postimit të kryeministrit, e cilëson deklaratën të vjetër dhe akuzon qeverinë për qëndrimin ndaj të rinjve që kanë dalë në protestë.

Sipas saj, shoqëria civile po ngre shqetësime për mënyrën e veprimit të policisë, ndërsa kritikon edhe deklaratat e kryeministrit lidhur me pasojat që mund të kenë protestat për studentët, shkruan politiko.al. Ajo shprehet kundër asaj që e cilëson “shtet policor” dhe kundërshton, sipas saj, përdorimin e policisë kundër protestuesve dhe trajtimin e institucioneve arsimore si hapësira kufizuese për studentët.

Në fund të komentit, qytetarja i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit me kërkesën: “Pra RAMA jepe Dorëheqjen”. Rodeni: Organizatat e shoqërisë civile nuk kërkuan dialog me Ramën Reagim ka ardhur edhe nga Roden Hoxha, i qëndrës për gazetarinë cilësore, i cili ka sqaruar rolin e organizatave të shoqërisë civile në situatën e krijuar.

Ai thekson se organizatat nuk kanë kërkuar dialog me kryeministrin dhe as nuk pretendojnë të përfaqësojnë protestuesit.

“Organizatat e shoqërisë civile janë vetëm monitorues të situatës”, shkruan ai, duke nënvizuar se dialogu, sipas tij, duhet të zhvillohet drejtpërdrejt me protestuesit.

Rodeni pretendon se kryeministri i ka refuzuar deri më tani takimet me ta, ndërsa kritikon publikimin e pjesëve të deklaratës që, sipas tij, i përshtaten situatës aktuale, duke lënë jashtë thirrjet për përmbajtje nga policia dhe ndalimin e dhunës. "Meqenëse na ka dalë ermi nga KM (çfarë emocioni), një sqarim i shkurtër:

1- Organizatat e shoqërisë civile nuk kërkuan djalog me KM;

2- Organizatat e shoqërisë civile nuk janë as përfaqësuese dhe as zëvendësuese të protestuesve;

3- Organizatat e shoqërisë civile janë vetëm monitorues të situates;

4- Djalog bëhet vetëm me protestuesit (që KM ka refuzuar kategorikisht to takojë deri më sot duke i etiketuar edhe si "flamë"; 5- Ështe e turpshme që KM mer me pikatore vetëm pjesët që I shkojnë për shtat situatës së tij të tanishme dhe le jashtë thirrjet për përmbajtje nga policia dhe ndalimin e dhunës." Deklarata e organizatave të shoqërisë civile ishte formuluar rreth 70 orë më parë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si kryeministri e ka paraqitur atë në reagimin e tij të fundit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm