Lajme Zone
Skandali/ “TIMAK” aplikoi për tender në Ukrainë, drejtuesja përdor pronën e “KAYO”-s për interesa të Yeffet-it
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali/ “TIMAK” aplikoi për tender në Ukrainë, drejtuesja përdor pronën e “KAYO”-s për interesa të Yeffet-it

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar sot një procedurë të parregullt të kryer nga kompania shtetërore “TIMAK”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ndan disa dokumente, përmes së cilave sqaron se në vitin 2025, kjo shoqëri shtetëore ka aplikuar për të përfituar një tender në Ukrainë, ku drejtuesja e kompanisë, Arjeta Puca, jo vetëm ka abuzuar me detyrën duke prezantuar një prej magazinave si pronën e vet, por ka vijuar më tej parregullsinë, duke përdorur pronën e kompanisë aksionere “KAYO”.

Sipas deputetit, pasuria shtetërore që ka përfunduar në duart e "TIMAK", po shfrytëzohet edhe nga miku i kryeministrit, Rony Yeffet, për të plotësuar kriteret e tenderave të vet në Ukrainë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.