Lajme Zone
Skandali te Onkologjiku, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 3 persona
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali te Onkologjiku, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 3 persona

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për skandalin te Spitali Onkologjik dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të tre personave. Konkretisht, janë dërguar për gjykim mjeku onkolog Edmond Gashi, koordinatori pranë Onkologjikut, Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetaj, i cili dyshohet se ka korruptuar mjekët. Nga hetimet rezulton se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orien

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për skandalin te Spitali Onkologjik dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të tre personave. Konkretisht, janë dërguar për gjykim mjeku onkolog Edmond Gashi, koordinatori pranë Onkologjikut, Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetaj, i cili dyshohet se ka korruptuar mjekët.

Nga hetimet rezulton se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi.

Në qendër të hetimit ishte klinika private “Megis”, në zonën e Astirit, e lidhur me mjekun Edmond Gashi dhe familjen e tij. Sipas materialeve hetimore, pacientët orientoheshin për vizita, biopsi apo ndërhyrje kirurgjikale në privat, ndërsa në disa raste përmenden edhe pagesa prej mijëra eurosh për operacionet. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm