Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një qëndrim zyrtar kundër draftit për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të prezantuar nga Këshilli i Ministrave.
Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se ndryshimet e reja në kod janë të nevojshme.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Karanxha u shpreh se është shqetësuese fakti që numri i të paraburgosurve është më i lartë se ai i të burgosurve. Karanxha shtoi se burgu nuk duhet të jetë e vetmja zgjidhje.
“Drafti është në konsultim deri në 26 tetor. Shoqata e prokurorëve ka shprehur shqetësimet e saj. Ne kemi mbipopullimin e burgjeve. Arresti në burg po shihet si masë përjashtimore, si masa e fundit. Ka masa të tjera. Ky ndryshim i nismës duhet të shtrihet edhe në Kodin Penal. Nuk kemi pse që në çdo gjë të kemi burg. Numri i të paraburgosurve është më i lartë se i të burgosurve. Rritja e rolit të avokatit, edhe avokati kryen disa veprime hetimore, ka procedurë formale. Duhet të kesh transparencë. Mendoj se ishte e nevojshme. Procesi penal ka fazën e hetimit paraprak dhe atë të gjykimit. Në hetimin paraprak, roli i avokatit ka qenë i vogël. Kur mbaronte hetimi, kishte afat 10 ditor të bëjë oponencën. Numri i të paraburgosurve është shumë i lartë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Ervin Karanxha

