Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, që kufizojnë përdorimin e arrestit me burg, përplasën fort të ftuarit në studion e Top Story. Erald Kapri dhe Arjon Sulo i lidhën ndryshimet me hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, duke ngritur dyshime se rregullat e reja mund të favorizojnë persona nën hetim, ndërsa Alban Dudushi dhe Filip Çakuli e vunë theksin te parimi që paraburgimi duhet të jetë masa e fundit dhe se një person nuk mund të mbahet për vite në qeli pa një vendim përfundimtar.
Pjesë nga debati ne studio:
Kapri – Ky drafti i Kodit të Procedurës Penale ia pamundëson një prokurori që të hetojë në nivelet e larta të qeverisë.
Çakuli– E thotë për telefonin.
Dudushi – Ku, ku?
Kapri – Te masat e sigurisë. SPAK-ut, të gjitha arritjet që ka bërë deri tani, për shkak të punës së SPAK-ut, kryeminsitri na paska shqetësimin e paraburgimit.
Çakuli – Po, doemos.
Kapri – Kishte 14 vjet që është në qeveri: s’paguan drita, shko në burg.
Dudushi – Më jep një shembull që ai s’ka paguar dritat dhe shkon në burg. Më thuaj një rast që ka përfunduar në burg se s’ka paguar dritat. O zotëri, kanë vjedhur dritat dhe nuk i arreston Rama.
Kapri – Rama ka ndryshuar Kodin Penal tetë herë.
Çakuli – Pse duhet të jenë të paraburgosur?
Kapri – Kryeminsitri ndryshoi Kodin Penal: për parkimin dysh do hyjë në burg. Tani që erdhi halli i Ballukut, i Erion Veliajt, mos bëni si naivë.
Çakuli – Pse, ti je dakord me paraburgimin e njerëzve? Që të jenë më shumë të paraburgosur se të burgosur në burgje? Çoje në gjyq.
Dudushi –Nëse ti merr si shembull që kryemisnitri ka ashpërsuar ligjin për kundërvajtjet, nuk ka thënë kryemisnitriqë kur parkon dysh do të të rrasin brenda, por do shkosh në proces dhe do dënohesh. Ne mund të diskutojmë a është i ashpër ky ligj, por kjo është çështje tjetër. Por diskutimi i çështjes së paraburgimit derisa të shkosh te burgimi është çështje tjetër. Si i vë çelësin prokurorisë Rama me këto ndryshime?
Kapri – Veliaj është sot në paraburgim se prokurori vërtetoi në gjykatë se ka shantazhuar njerëz, se do prishë provat.
Çakuli – Ça provash?! Se ka një vit që ka mbaruar hetimi i Veliajt.
Kapri – Edhe zonja Balluku. Çfarë është kjo që veprat nën pesë vjet nuk duhet të shkojnë në paraburgim? Çfarë është kjo? Duhet ta vlerësojë gjykata.
Dudushi – S’mund të rrish tre vite në burg e të dënohesh gjashtë muaj. Ju keni merakun e paraburgimit sepse, sipas jush, suksesi i SPAK-ut është që ka futur njerëz në burg para se të dënohen, apo se po heton aty ku nuk hetonte dot njeri?
Kapri – Të dyja bashkë.
Dudushi – Çfarë provash do prishë Ilir Meta?
Sulo – Kodi penal ka ndryshuar në 2017. Ky kryeminsier, kjo qeveri, pasi futi Metën në burg, futi Berishën në arrest shtëpie, tani që iu futën të vetët thotë: “Liri, liri”.
Dudushi – Kush i arrestoi?
Sulo – Rama i arrestoi.
Dudushi – Po këta të vetët kush i futi?
Sulo – Rama.
Sulo – Kush e arrestoi Metën ashtu? Ku u vu kamera te hoteli?
Çakuli – Ti mendon se e arrestoi Rama në atë formë? Ajo ishte e turpshme. Për mua ishte arrestim i turpshëm.
Sulo – Nga arresti me burg përjashtohen neni 144, korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, intimidimi i dëshmitarëve dhe, kryesorja, shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike. Ne s’themi të ketë arrest për të gjithë, por ata kanë kushte që i arrestojnë aty.
Dudushi – Ore, kur mbaron hetimi dhe ai qëndron në burg, çfarë prove prish ky?
Sulo – Asnjë provë të dalë Meta, po ky tani s’e arreston dot fare.
Koçi – E burgos, por nuk e paraburgos.
Sulo – Je i akuzuar për korrupsion nga SPAK, por nuk bëhet dot masa e arrestit me burg. Nën tre vjet s’ka fare masë. Ndalohet arresti me burg nën pesë vite, që janë të gjitha veprat e korrupsionit.
Kapri – Veliaj do shkojë në shtëpi, zonja Balluku nuk do futet në burg. Po i qepin ligj me porosi.
Sulo – Gjithë ky ligj bëhet për 100 drejtorët e Ramës dhe atë vetë.
Dudushi – Ore, përjashtohen kur s’ke vendim të formës së prerë. Ku është problemi këtu? Pse duhet të bësh tre vite burg përpara? Pse mos hetohesh në liri? Edhe me Kodin e ri Penal, dhe jua kujtoi edhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, masa e arrestit me burg është masa e fundit që mund të japësh. Top Channel

