Disa qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë këtë mëngjes, në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor. Një grup protestuesish po marshonin nga Zogu i Zi me flamuj në duar dhe thirrje, kur u ndaluan nga efektivët e policisë. Disa prej tyre janë shoqëruar, madje, në një video të publikuar më poshtë shihet teksa efektivi ushtron dhunë ndaj qytetarit.
Pamjet tregojnë qartë momentin kur polici grushton në bark qytetarin, i mbajtur forcërisht nga efektivët e tjerë për t’u shoqëruar në furgonin e policisë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

